Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Një klasë bosh sot në shkollë…”, shkrimi emocionues i mësueses Bukurie Hajdarmataj për nxënësit e saj maturantë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Një klasë bosh sot në shkollë…”, shkrimi emocionues i mësueses Bukurie Hajdarmataj për nxënësit e saj maturantë

portalishkollor
Last updated: June 9, 2022 10:15 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është periudha me plotë emocione të larmishme për të gjithë nxënësit që i japin fund arsimit parauniversitar. Por emocionet përfshijnë edhe mësuesit e tyre, veçanërisht ata kujdestarë. Letra e mëposhtme mbart mbi të gjitha mallin që ndjen që sot mësuesja Bukurie Hajdarmataj për nxënësit e saj maturantë.

Qenka shumë prekëse, deri në lot, të vish në klasë dhe të gjesh në tabelë të shkruar dedikime dashamirëse të maturantëve të cilët sot kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. 

Orët e para kisha pushim dhe si mësuese kujdestare shkova u ula në tavolinën time dhe duke u uruar suksese me zemër për provimin e anglishtes në mëndje më vinin një nga një nxënësit e mi të cilëve u ndjej mungesën që sot.

Paloma dhe Oligerta që sa herë hyja në klasë kishin një fytyrë të ëmbël artistesh dhe të qeshur, të cilat asnjëherë nuk vinin të papërgatitura në mësime, nxënëset që mua dhe shkollën na nderuan në çdo aktivitet me interpretimet e tyre të bukura. 

Esmeralda me Mihrien të heshturat e klasës, inteligjentet e bukura me mendimet e tyre të sakta, të cilat më dhuruan mua dhe gjithë stafit pedagogjik lehtësirën në punën tonë sepse nuk kishe nevojë dy herë t’u thuash për të njëjtën gjë.

Ato ishin qetësia e ëmbël e klasës.

Emiljani dhe Florjani megjithëse jo të shkëlqyer në mësime nxënësit korrektë në punët e portofolit dhe me etikë.

Jetoni dhe Xhoni që hynin vrullshëm në klasë të shkujdesur gjithmonë dhe shumë emocionalë ishin humori i ekskursioneve.

Sosja dhe Dallëndyshja gjithnjë në bankën e parë me një butësi fëmijërore në fjalët e tyre.

Dhe i fundit vjen Ardenisi i apasionuari pas futbollit dhe volejbollit, i cili organizonte gjithmonë këto ndeshje midis klasave.

Për tre vite u bëmë si një familje që e din secili pjesëtarë hallin e tjetrit dhe e ndihmon. Dhe sot unë,  mësuesja kujdestare juaja, ju uroj suksese në hapat e jetës dhe qofshi me shpirtin e lirë dhe fëmijërorë gjithë jetën!

Bukurie Hajdarmataj, Mësuese e gjuhës dhe letërsisë 

Shkolla e mesme “ Hoxhë Zogu”, Zogaj, Rrethi i Tropojës

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bukurie hajdarmatajdedikimmaturantenje klase bosh
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 33 mijë maturantë do të testohen për gjuhën e huaj
Next Article Ndodh nesër për herë të parë/ Shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës ia kushtojnë orën e parë “Lidhjes së Prizrenit”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?