Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Një gur që do të rëndojë për tërë jetën!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Një gur që do të rëndojë për tërë jetën!

portalishkollor
Last updated: September 30, 2017 3:06 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ajo më thërret “zyshe”, ndonëse nuk kam qenë mësuesja e saj në kuptimin klasik të titullit mësues. Unë e thërras thjeshtë Ale, sepse emri i saj është i gjatë dhe mua më pëlqejnë emrat e shkurtër. Me të flasim për librat. Adhuron klasikët, ndonëse kjo nuk është fort e zakonshme po të kemi parasysh 17 vitet e saj. Por si për t’iu rikthyer formatit të brezit, pëlqen Nozin dhe nis e këndon refrenet e tij të shëmtuara, sa herë unë shtrembëroj buzët kur ma pohon këtë gjë. 

Për t’i rënë shkurt, një ditë e pikëlluar, gjë e pazakontë gjithashtu për të, më tregon debatin që kishte patur me mësuesen e historisë.

Në pushim Ale këndonte rrepin e saj të preferuar. Mësuesja që mesa duket kalonte nëpër korridor, hap derën dhe e pyet:

-Pse ulëret?

Kundërshtimit të vajzës se ajo është njeri i qetë dhe njerëzit e qetë nuk ulërasin, mësuesja i lëshon bombën:

-Ti je njeri i qetë? Ju jeni njerëz të qetë? Ju jeni thasë me hormonë të neveritshëm. 

Kam menduar gjatë para se ta shkruaj këtë artikull. Kam reflektuar mbi pozicioni tim si mësuese dhe si nënë. Jo për të kuptuar motivet që i shtyjnë mësuesit të ngrenë dorën apo të lëshojnë fjalën, jo për t’u vënë në lëkurën e tyre, as për të bërë pohimin e zakonshëm se si bota ka ndryshuar, apo se si sot nuk ka më respekt reciprok etj., etj…U mendova gjatë sepse doja të gjeja fjalën e duhur, dhe shpresoj t’ia dal mbanë. 

Unë zgjohem çdo mëngjes duke qenë e ndërgjegjshme se nuk ka për të qenë e lehtë dita ime. Sepse do të më duhet të shpenzoj tërë energjitë e mia për ato qënie të rritura por edhe të vogla, që besojnë tek unë dhe që presin nga unë çdo ditë diçka të re, e cila shkon përtej procesit të mësimdhënies. Ne mësuesit nuk bëjmë betime si mjekët apo ushtarët, por çdo ditë i betohemi vetes dhe komunitetit se puna që bëjmë shkon përtej çdo disipline shkollore. 

Doktrina jonë është jeta.

Të zgjedhësh këtë punë, do të thotë të jesh i përgjegjshëm se roli ynë është në bazë të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës dhe adoleshentit, se ajo që në transmetojmë është themeli i rëndësishëm mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja e secilit prej tyre. 

Të gjykojmë atë që ndodh më pas nuk është detyra jonë. Ne duhet të negociojmë dhe të kërkojmë të krijojmë një klimë të qetë bashkëpunimi midis Institucionit që përfaqësojmë dhe familjes. Nuk mund të justifikojmë lajthitjet tona me problemet e habitatit ku jetojmë. Kemi disa detyra për të përmbushur, madje puna jonë qëndron pikërisht në kërkesën për të ndryshuar dhe përmirësuar atë që është në vështirësi.  Mësues i mirë, nëse mund ta përdorim këtë emërtim, nuk është ai që arrin të formojë një fëmijë të punuar e të edukuar që më parë në familjen  e tij. Mësues i mirë është ai që merr pozicionin e dëgjuesit dhe i hap krahët atij që ka plot dyshime për veten. 

Me këtë nuk dua të vë gishtin tek mësuesja e historisë, ose të paktën jo vetëm tek ajo. Të gjithë provojmë lodhje, të gjithë gabojmë. Por duhet të jemi të përgjegjshëm për limitet tona, kufijtë, para se të ndodhin situata të tilla. Nëse nuk jemi më në gjendje të zhvillojmë punën tonë me dashuri, durim e tolerancë, atëherë  ka ardhur momenti të themi: Mjaft. 

Një shuplakë e dhënë nga një prind dhemb, por pas 5 minutash harrohet. Një shuplakë si ajo e mësueses së historisë është një gur që do të rëndojë për tërë jetën. 

(Nga Natasha Shuteriqi Poroçani)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Njihuni me shkollën që mban emrin e nxënëses së saj
Next Article “25 vite punë, ende çdo shtator më duket si viti i parë”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?