Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: ”Një det me libra…”, nis më 17 gusht Festivali Veror i Librit në Durrës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

”Një det me libra…”, nis më 17 gusht Festivali Veror i Librit në Durrës

portalishkollor
Last updated: August 15, 2022 11:46 am
portalishkollor
Share
SHARE

Çdo mbrëmje e datave 17-21 gusht, në qytetin bregdetar të Durrësit, do të jetë tejet e veçantë pasi atje do të zhvillohet Festivali Veror i Librit. Përgjatë këtyre netëve nga ora 19.00 deri në orën 23.00 ju do të keni mundësinë të njiheni me botimet e reja, por edhe të shijoni plotë aktivitete artistike.

Jemi mësuar të marrim pjesë në panaire librash kur bie fjala për të promovuar ose njohur në masë botimet e reja, por “Një det me libra…” do të jetë një festë ndryshe e librit. 

Festivali Veror i Librit, i  pari i këtij lloji që zhvillohet në vendin tonë, do të mbahet në Durrës nga data 17-22 gusht. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 35 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

ALBAS në stendën e saj do sjell titujt më të pëlqyer të kësaj vere për ju dhe fëmijët tuaj, teksa mund të njiheni sigurisht edhe me larmishmërinë e botimeve të zhanreve të ndryshëm. 

Pse festival i librit?

Ky do të jetë një panair libri ose aktivitet libror i cili do të ndërthuret me plotë aktivitete të tjera artistike dhe padyshim kjo pritet t’i japi gjallëri jo vetëm qytetit të Durrësit, por edhe pushuesve që kanë zgjedhur këtë qytet bregdetar për të kaluar ditët e nxehta të verës. 

Qëllimi i këtij festivali është ruajtja e lidhjeve me lexuesit ose krijimi i lidhjeve të reja aty ku mungon libri, si element ky i sigurt i kulturës, për një të ardhme më të mirë, më të kulturuar dhe evropiane. 

Në shëtitoren buzë detit, në sheshin Taulentia, në Muzeun e Durrësit, në amfiteatër etj, mbrëmjet do të bëhen tepër të veçanta, pasi botuesit, autorët e librave, përkthyesit do të jenë shumë pranë lexuesve për të bashkëbiseduar, ndërkohë që nuk do të mungojë muzika dhe performanca nga grupe të ndryshme artistike. 

Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen nën kujdesin e Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit. 

Shoqata e Botuesve Shqiptarë shpreson që ky festival të kthehet në një traditë. 

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Udhëzuesi për praktikën e punës së shërbimit psiko-social shkollor
Next Article Udhëzuesi për praktikën e punës së shërbimit psiko-social shkollor
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?