Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nikolla takoi Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nikolla takoi Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë

portalishkollor
Last updated: March 16, 2016 1:32 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla priti sot në një takim Ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, Rektorin e Universitetit të Shkupit, Velimir Stojkovskin

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla priti sot në një takim Ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, Rektorin e Universitetit të Shkupit, Velimir Stojkovskin dhe Zv.Dekanen për Shkencën në Fakultetin e Veterinarisë të Universitetit të Shkupit, Zehra Hajrulai- Musliu.

Të dy ministrat ndanë vlerësimet pozitive në bashkëpunimin dy palësh dhe njëkohësisht nënvizuan nevojën e forcimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, si rruga e nevojshme për integrimin rajonal dhe evropian gjithashtu.

Ministrja Nikolla, nënvizoi faktin se Universiteti i Tiranës është një nga universitetet më cilësorë të vendit që ka shumë marrëveshje bashkëpunimi dhe që angazhohet për zgjerimin e mëtejshëm të tyre me universitete të reja ashtu edhe për konsolidimin e bashkëpunimeve ekzistuese.

Sipas ministres Lindita Nikolla, reforma ligjore dhe implementimi i saj  do të shënojë një stad të ri në drejtim të punës kërkimore shkencore dhe bashkëpunimit ndër universitar gjithashtu. Ministrja konfirmoi mbështetjen institucionale për çdo nismë që ndihmon në këtë drejtim.

Ministri Ademi tha se Maqedonia ka disa fusha ku e shikon me prioritet bashkëpunimin me Shqipërinë dhe universitetet shqiptare, të tilla si shkencat teknik dhe inxhinieritë, shkencat mjekësore dhe ato të gjuhësisë dhe veçanërisht të gjuhës shqipe.

Nga ana e tij, Rektori i Universitetit të Shkupit, Velimir Stojkovskin  shprehu falenderimet për mundësinë e takimit. Gjithashtu ai nënvizoi se Universiteti i Shkupit ka shumë bashkëpunime me universitete në mbarë boten, por ka gjithashtu një bashkëpunim shumë të mirë me Universitetin e Tiranës, Universitetin Bujqësor, Universitetin e Gjirokastrës, Elbasanit, Korçës. Fryt i këtij bashkëpunimi ka qenë fitimi i disa projekteve të përbashkëta, ku pedagogët e të dy vendeve kanë arritur rezultate të vlerësuara.

Vizita në Tiranë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi  zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti i Shkupit ka me Universitetin e Tiranës dhe nënshkrimin nesër të një marrëveshjeje të re ndërmjet tyre.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:abdilaqim ademiLindita Nikollaministria e arsimit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ministri Bajrami priti një delegacion nga universiteti “Gazintep”
Next Article MAS garanton zgjedhje të drejta në universitetet publike
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?