Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ngatërrimi i shpeshtë i përemrave “ynë” dhe “jonë”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ngatërrimi i shpeshtë i përemrave “ynë” dhe “jonë”

portalishkollor
Last updated: October 3, 2019 12:04 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shpeshherë në gjuhën e folur, por edhe në të shkruar, hasim në përdorim të gabueshëm të përemrit pronor “jonë” në vend të përemrit “ynë”. Ja disa raste të evidentuara nga redaktorja Medina Mehmeti.

Gjuha shqipe ka shtatë lloje përemrash:

1. Përemrat vetorë

2. Përemrat dëftorë

3. Përemrat pronorë

4. Përemrat pyetës

5. Përemrat lidhorë

6. Përemrat vetvetorë

7. Përemrat e pacaktuar

Në këtë shkrim do të përqendrohemi te përemrat pronorë, përkatësisht te përdorimi i përemrave “ynë” dhe “jonë”.

Shpeshherë në gjuhën e folur, por edhe në të shkruar, hasim në përdorim të gabueshëm të përemrit pronor “jonë” në vend të përemrit “ynë”.

Ja disa shembuj, të cilët me pak hulumtim mund të gjenden në “Google” si tituj lajmesh në portalet e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë.

1. Ahmeti: Plani jonë për pastrim i pamundëson bllokadat politike

2. Basha: Plani jonë ekonomik, zgjidhje për një të ardhme të sigurt

3. Si ikën dhjami nga trupi jonë?

4. 10 Ushqime të zakonshme që trupi jonë nuk i duron më

5. Si reagon organizmi jonë kur bën ftohte, si duhet të kujdesemi

6. Zaev: Obligimi jonë është anëtarësimi në NATO dhe BE

Në të gjitha këto raste mund të vërejmë se nuk është bërë përshtatja e gjinisë së përemrit me emrin. Kemi emrat mashkullorë: plani, trupi, organizmi, obligimi, të cilët i ndjek trajta e përemrit pronor në gjininë femërore: “jonë”.  Kur emri që i prin përemrit pronor është në gjininë mashkullore, duhet të përdoren përemrat e mëposhtëm.

Për shembull:

Plani im

Plani yt

Plani i tij/i saj

Plani ynë

Plani juaj

Plani i tyre

Kur emri që i prin përemrit pronor është në gjininë femërore, duhet të përdoren përemrat e mëposhtëm.

Për shembull:

Shtëpia ime

Shtëpia jote

Shtëpia e tij/e saj

Shtëpia jonë

Shtëpia juaj

Shtëpia e tyre

Pra, forma e saktë e përemrave në shembujt e mësipërme është:

1. Ahmeti: Plani ynë për pastrim i pamundëson bllokadat politike

2. Basha: Plani ynë ekonomik, zgjidhje për një të ardhme të sigurt

3. Si ikën dhjami nga trupi ynë?

4. 10 Ushqime të zakonshme që trupi ynë nuk i duron më

5. Si reagon organizmi ynë kur bën ftohtë, si duhet të kujdesemi

6. Zaev: Obligimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:jonemedina mehmetiyne
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kopshtet, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për përfshirjen e fëmijëve
Next Article Varfëria, 100 milionë fëmijë në botë nuk mund të ndjekin shkollën
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?