Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nga Frankfurti te panairet e shqiptarëve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Nga Frankfurti te panairet e shqiptarëve

portalishkollor
Last updated: October 21, 2019 1:03 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ka ardhur koha dhe te ne, që secili botues të përpiqet me një stendë sa më cilësore dhe të hiqet dorë nga tezgëshitja. Le t’i japim librit dinjitetin e duhur!

Një organizim i përsosur panairi i librit në Frankfurt – që prej 1949. 70 vjet rresht që bën bashkë botuesit nga e gjithë bota. Në 3 ditët e e para bëhen takimet mes biznesmenëve botues, të cilët paraqesin titujt e rinj dhe krijojnë bashkëpunimet mes njëri-tjetrit. Në fundjavë hapet për lexuesit dhe vetëm të dielën, lejohet shitja. Stenda e Kosovës vazhdon si çdo vit të mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës. Dhe si ka mundësi që stenda Albania të mungojë përsëri çdo vit?! Dhe askush nga qeveria shqiptare nuk shqetësohet për këtë fakt. Vërtet panairi i librit është panair i biznesit të librit, por shtete pa industri të madhe botimi mbështeten financiarisht nga qeveritë e tyre që të paraqiten denjësisht në një panair të tillë botëror, siç janë stendat e përbashkëta të Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë etj.  

Në panairin e Frankfurtit gjen një prezantim të mrekullueshëm të librit nëpërmjet stendave me një dizajn modern, ku libri ndriçohet aq bukur dhe përmes tij paraqiten kulturat e vendeve të ndryshme. 

Ka ardhur koha dhe te ne, që secili botues të përpiqet me një stendë sa më cilësore dhe të hiqet dorë nga tezgëshitja. Le t’i japim librit dinjitetin e duhur. Panairet janë një mundësi e artë prezantimi, bashkëbisedimi mes botuesve, autorëve dhe lexuesve, si dhe të një mjedisi estetikisht të bukur. Dhe blerja e librit duhet të jetë po aq estetikisht e bukur. Po sigurisht, pa dashur të bëj krahasime që nuk qëndrojnë, po si janë panairet e ne shqiptarëve? Në Tetovë niveli i paraqitjes së librit është i tillë, që më mirë të mos bëhet fare. Çdo mall tjetër shitet më mirë se libri, dhe askujt nga politikanët shqiptarë të përfaqësuar në qeveri, nuk i bën fare përshtypje kjo gjë. Në Prishtinë dikur bëheshin përpjekje më të mira, ndërsa tani çdo vit dhe më keq. Stenda dhe mjedise tmerrësisht të lodhura, që të marrin frymën e jo më të të çlirojnë mendjen. Në Tiranë në Pallatin e Kongreseve ka kohë që bëhet panairi më i madh i shqiptarëve, por pavarësisht nga përpjekjet e Shoqatës së Botuesve, si dhe të gjithë botuesve të tjerë, ky pallat i lodhur nuk është më në gjendje të mbulojë panairet denjësisht. Po bëhen ndërtime pa fund dhe si ka mundësi që ende një mjedis modern, me parametra të ndërtesave gjigante të reja nuk po vihet në dispozicion të librit ?! Pa kulturën e librit ne shqiptarët do të vazhdojmë të jemi ende shumë larg Evropës.

Rita Petro

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:frankfurtpanaireShqiperi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Portofoli i praktikës profesionale, profili Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Next Article Statusi, misioni, të drejtat dhe detyrat e qeverisë së nxënësve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?