Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Në pragun e një Panairi Libri ndryshe…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Në pragun e një Panairi Libri ndryshe…

portalishkollor
Last updated: November 12, 2020 11:52 am
portalishkollor
Share
SHARE

LEXUES TË DASHUR! Do të flitet për librin këto ditë nëntori ndryshe…. Ndaj le të jemi virtualisht të pranishëm në këtë Panair Libri, po ndryshe! 

Jemi në prag të fillimit të Panairit të Librit 2020. Një panair ndryshe. Kjo për shkak të situatës së pandemisë që ka pushtuar gjithë globin: një zgjedhje ndër më të mirat, mes të keqes më të madhe që po zë rrënjë në të gjitha fushat (dhe jo vetëm, por mbi vetë njeriun). 

Prej vitesh të tëra kam qenë e pranishme pas një stende të mbushur përplot me libra. Është emocion i vërtetë teksa i sheh aq shumë botime të zhanreve të ndryshme: letërsi për fëmijë (jo vetëm artistike, por edhe që ndihmojnë në zhvillimin e tyre), libra artistikë për të gjitha moshat (romane, libra psikologjikë, vëllime poetike, analizë studimore) albume etj.

Të qëndrosh pas një stende për t’i prezantuar LEXUESIT librin, të bashkëbisedosh me TË, të vëresh qartë dhe të ndiesh interesimin e tij për autorët që ka për zemër (dikush me një dëshirë të edukuar për të lexuar dhe dikush në dilemë se çfarë të lexojë), është vërtet një ndjesi që s’ka fjalë ta përshkruash. 

Sot, ky komunikim do të më mungojë. Panairi i Librit 2020 do të startojë përmes informimit online të lexuesit. 

Do të zhvillohen aktivitete me një prani të kufizuar, por që do të vijnë drejtpërdrejt te lexuesi në të gjitha faqet e internetit dhe platformat e krijuara për librin. 

Lexuesve, pa diskutim, do t’u mungojë kënaqësia e të blerit të librit. Prej vitesh të tëra ata janë mësuar të jenë pjesë e kësaj “feste të madhe të librit”. Duket sikur prekja e librit apo një bashkëbisedim i shpejtë, janë një shtysë për ta se çfarë duhet të zgjedhin. 

Më kujtohet kur, teksa qëndroja pas stendës, dikush më pyeti (pa diskutim lexues inteligjent): “Ç’libra gjejmë në bibliotekën e një lexuesi, që mund të quhen të mirë?” I përgjigjem: “Ata libra që kërkohen nga lexuesi edhe pas shumë e shumë vitesh e për shumë më tepër.” – “Një gjë është e sigurt, – më përgjigjet, – pjesa më e madhe e librave të mirë jetojnë më gjatë se vetë lexuesi”. 

As s’kishte të drejtë? 

Ka nga ata lexues që janë edukuar me shkollën e romancierëve të vjetër (romanet e Balzakut, Floberit, Zolasë, Dikensit, Fontanit, Tolstoit apo Dostojevskit, të vlerësuar dhe të nderuar si gjigantë të letërsisë botërore). Por, janë po ata që nuk u mungon interesi për të lexuar edhe prurjet e reja të letrarëve të sotëm. 

Gjithsesi, mendoj se një panair i tillë online, përpos minuseve që mund të ketë, është një nga format më të mira për t’i sjellë lexuesit më të rinj më pranë librit. Jetojmë në epokën e teknologjisë dhe, sot, ata janë më të përfshirë se kurrë në dritaret informuese në internet. 

Mjafton që të dinë “të hapin me zgjuarsi kanatat e këtyre dritareve”. Njëra prej tyre (ndër më të mirat), është: www.librarialbas.al 

Një rini e lexuar, është një katalizë për një shoqëri të emancipuar nesër. Mes botimeve të shumta ata do të gjejnë edhe shumë romancierë të rinj premtues. Është e tepërt të pyetet sot se cili prej tyre do të përfshihet një ditë midis “klasikëve” të kohës së tij, por ne mund të jemi të sigurt për një gjë: ata kanë shumë për të na rrëfyer. 

LEXUES TË DASHUR! Do të flitet për librin këto ditë nëntori ndryshe…. Ndaj le të jemi virtualisht të pranishëm në këtë Panair Libri, po ndryshe! 

Biblioteka duhet pasuruar nga ne vetë. E mandej ajo mbrohet e gjitha vetë, ajo është e pazbërthyeshme ashtu si e vërteta që mban brenda. Labirint shpirtëror është. Hyni në të dhe do të kuptoni se nuk mund të dilni më prej saj.

Artemisa Bushi, Redaktore 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:panair ndryshePanairi i Librittirana 2020
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mobilizimi që duhet në një vit të vështirë shkollor (viti shkollor 2020-2021)
Next Article Panairi i 23-të i Librit, mes pandemisë dhe librit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?