Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Në përkujtim të historianit Prof. dr. Llambro Filo, veprat që ai la pas
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Në përkujtim të historianit Prof. dr. Llambro Filo, veprat që ai la pas

portalishkollor
Last updated: September 14, 2020 8:16 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në ditën e parë të shkollës përkujtojmë profesor Llambro Filon, autor i shumë teksteve mësimore të historisë, i cili një ditë më parë humbi betejën me “COVID-19”. Ndër botimet e shumta që na la trashëgim është edhe libri “Tranzicioni i vonuar: shkaqe dhe shkaktarë”, mbase libri i fundit i botuar prej tij.

Një lajm i trishtë ishte ai i djeshmi për botën akademike dhe jo vetëm; Profesor Llambro Filo, një nga historianët më të njohur në vend dhe pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavisurit.

Në ditën e parë të shkollës e përkujtojmë profesor Llambro Filon, si autor të shumë teksteve mësimore të historisë dhe akademikë të zotin. 

Prof. dr. Llambro Filo ka lindur në Korçë në viti 1942. Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Histori. Prej vitit 1972 ka qenë pedagog në këtë fakultet dhe Zv.Dekan i këtij fakulteti në vitet 80. Profesor Llambro Filo është autor i shumë librave historike mbi sistemet e qeverisjes, teoritë dhe platformat ideore e politike, si dhe i shumë teksteve shkollore mbi historinë. Se fundmi Profesor Filo botoi librin “Tranzicion i vonuar: Shkaqe dhe shkaktarë”. 

Veprat e Prof. dr. Llambro Filo 

Llambro Filo ka qenë titullar i lëndës bazë të “sistemit politik të demokracisë liberale”, e zhvilluar në Institutin e Studimeve Europiane pranë Universitetit të Tiranës.

Botime të tjera të autorit:

• “Historia bashkëkohore e vendeve të Lindjes” (1996)

• “Historia e sistemeve të qeverisjes” (1998, 2005)

• “Historia e shtetit të mirëqenies sociale” (1999, 2006)

• “Ngritja dhe rënia e civilizimeve” (bashkautorësi, 2004)

• “Socialdemokracia europiane dhe Rruga e Tretë” (bashkautorësi, 2005)

• “Historia e kohës së sotme” (bashkautorësi, 2005)

• “Historia e hershme moderne” (bashkautorësi, 2007)

• “Historia e kohëve moderne” (2008)

• “Historia e civilizimit bashkëkohor 1” (bashkautorësi 2008, autorësi 2007, 2008)

• “Civilizimi joperëndimor” (bashkautorësi 2008)

• “Hyrje në teoritë politike moderne” (bashkautorësi 2008)

• “Platformat ideore dhe institucionet politike amerikane” (2009)

• “Sistemet politike bashkëkohore, Europa” (2009)

• “Historia bashkëkohore (Europa, SHBA)” (bashkautorësi 2009)

• “Institucionet e sistemet politike të qeverisjes”

• “Historia e qytetërimit modern perëndimor në shkollë” (2017)

• “Histori 1, 2 (në ndihmë të mësuesve)” dhe autor i teksteve shkollore

Tranzicioni i vonuar: shkaqe dhe shkaktarë

(Interpretime të ideve politike, normave, standardeve, vlerave të demokracisë funksionale) 

Një mënyrë shpjegimi e ofruar prej autorit, tashmë të ndjerë, për tranzicionin e vonuar nga regjimi komunist, apo të një “demokracie me defekte” është ajo e ballafaqimit me idetë politike, normat, standardet, vlerat e “demokracisë funksionale” të argumentuar nga teoricienët e sistemit politik të demokracisë liberale dhe politikave. Nga interpretimet e tyre evidentohen “shkaqe objektive” të përcjella nga trashëgimia e sistemit komunist, por që, në kapërcimin e tyre, diktohet medoemos roli i “faktorit subjektiv” i shprehur me vendin e rolin e elitave politike, analistëve, qytetarëve, që është më se I përcaktuar nga shkalla e formësimit kulturor, liberal e demokratik dhe të përkushtimit të tyre ndaj demokracisë me të vërtetë funksionale.

Nanila Allkja Biçaku  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:historianllambro filone perkujtim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fëmijët të pabindur ndaj rregullave të distancimit? Ja se çfarë mund të bëni ju si prindër
Next Article Fëmijët që e kanë të pamundur rikthimin në shkollë do mësojnë përmes televizorit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?