Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Në këtë prag festash jemi këtu për të festuar bashkë me ju”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Në këtë prag festash jemi këtu për të festuar bashkë me ju”

portalishkollor
Last updated: December 28, 2015 9:16 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla vizitoi sot Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla vizitoi sot Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave në kuadër të aktiviteteve që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise po zhvillon me rastin e festave të fundvitit në qendrat e përkujdesit social.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Ministrja Nikolla theksoi se Ministria e Arsimit dhe Sportit, është angazhuar në këto dy vitet e fundit në një sërë nismash, projektesh dhe politikash sociale të cilat kanë fokus pikërisht komunitetin rom, si dhe shtresat në nevojë.

Sipas saj, që nga viti 2006, në shkolla vazhdon të bëhet regjistrimi i fëmijëve romë në klasën e parë, edhe pse nuk janë të pajisur me certifikatë lindjeje gjatë muajit të parë të vitit shkollor. Gjithashtu fëmijët romë në arsimin e detyruar i marrin tekstet shkollore falas në shkollën ku janë të regjistruar. Për këtë vit shkollor 3.205 nxënës romë morën tekste falas.

“Ne besojmë që çelësi i luftës kundër varfërisë dhe dhunës ndaj fëmijëve e familjes, është pikërisht një edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës. Është pikërisht kjo, arsyeja kryesore që për këtë qeveri arsimi është në prioritet kombëtar”, deklaroi ministrja Nikolla.

Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencave është strehë për personat dhe familjet në situatë emergjente nga e cila aktualisht përfitojnë 194 familje. Qëllimi i kësaj qendre është t’ju vijë në ndihmë individëve dhe familjeve në emergjencë që vinë nga grupe të ndryshme shoqërore pa dallim gjinie, seksi, race, gjuhe, feje etj.

“Në këtë prag festash jemi këtu për të festuar bashkë me ju, fëmijë e familje të komunitetit rom por dhe për t’iu thënë se angazhimi jonë, si Qeveri e si institucione, në mbështetjen tuaj do të vazhdojë të jetë maksimal. Së bashku do të mundësojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, për integrimin e tyre në shoqërinë si qytetarë të barabartë”, tha Nikolla.

·        Kjo strehë është tipologji e re eshërbimeve në sistemin e mbrotjes sociale i cili ka filluar në vitin 2013.  Shërbimet e saj janë si më poshtë:

·        Strehim ne apartamentet e qendrës.

·        Shërbim shëndetësor.

·        Fuqizim i familjes nëpërmjet nxitjes sëpunësimit dhe përfitimit nga programet e strehimi të pushtetit vendor.

·        Shërbim për fëmijët ( programe edukimi,arsimim, dhe aktivitete ).

·        Shërbime integruese përfshirë aktivitetendërgjegjësimi, aktivitet psikosociale për familjen dhe anëtarët e saj.

·        Kurse prindërimi.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:fëmijët romëQendrë Kombëtare Tranzitore e Emergjencaveshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një takim më nxënësit çiklist të Shkodrës
Next Article Zyrtare, anulohet testimi i mësuesve në rrethe
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?