Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Në kërkim të një fjale për vajzën time dhe gjeneratën e saj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Në kërkim të një fjale për vajzën time dhe gjeneratën e saj

portalishkollor
Last updated: July 28, 2016 12:38 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Kam gërmuar gjatë brenda vetes për të gjetur fjalën e duhur. Çdo vit që shkon ka qenë një ikje dhe në çdo ikje unë kam kërkuar brenda vetes të përcjell një fjalë dashurie e lamtumire të denjë për kujtimet që TI dhe JU latë brenda meje. Por ndërsa gërmoja e gërmëzoja, padashje po kuptoja që virtualiteti po më mundte.

Nëse prej mbi 20 viteve arrija të perceptoja tablo reale të së shkuarës dhe të së ardhmes të më ngjizeshin në një figurë të vetme dashurie, tani kisha luftën e fortë midis reales e virtuales që po më mbyste dhe po më luftonte pasurinë time: fjalën. Isha unë problemi, apo ishin raportet tuaja që më ngatërronin kaq dukshëm? Atëherë vendosa të nis këtë pusullë të çuditëshme duke e mbarsur me pyetje, që për shkak të moshës, ju do të arrinin t’i lindni shumë vonë.

Ku po jetoni ju? Ju dridhet dora kur prekni gishtërinj të dërsirë nga vrulli i gjakut që shkallmon zemrën? E keni provuar regëtimin e zemrës kur dëgjoni hapat e frikësuar të dikujt që përpëlitet t’ju pëshpëritë? I keni ngatërruar fjalët kur përballë, fare pranë frymës suaj janë dy buzë që sa e sa net i keni parë në ëndërr? Dhe në fund të fundit, shihni ëndrra?

Jo.

Çdo ditë prodhohen emocione. Emocione sintetike. Dufma dhe shkulmë gjaku sajuar në dhoma të zhveshura me ngjyra të bardha si zbehtësia e hiçit.

Zhurmë reklamash, të shndërruar në fuqi shfarosëse që pastrojnë dhe shpëlajnë trurin në një luftë psikologjike të pushtetshme si vlera që ato kanë.

Trajnime fjalë boshe në formën e mediave audio-vizive, për të të bindur se ekziston ajo që ti nuk e sheh dhe të jep jetë ajo që ti nuk e ndjen dhe nuk e kupton. Shkurt, të bën të gatshëm.

Substanca të fabrikuara, që në pamundësi të devijojnë trurin si materie, devijojnë mendimin duke e zhveshur atë nga ideja.

Mëhalla fjalë-llogjesh nën emrin e bukur “rrejte sociale”, të izoluara në katërkëndësha me ngjyra joreale dhe të kontrolluara deri në qelizë.

Ku po jetoni? I dhatë kaq pushtet 0 (zero) dhe 1 (një), duke e zhvendosur jetën tuaj, nga vatra e ngrohtë me zjarrin ku i ruheshe shkëndijave se mos të përcëllonin këmbën brenda çorapes së leshtë, tek amullia binare, ku s’di nëse fqinji yt është ati yt a anasjelltas. Kjo po ju shtrin në përgjumjen më të zezë që ka njohur historia e njerëzimit. Sepse edhe gjumi, si ëndrrat, po digjitalizohet.

Frytë muskujt me OMGJ dhe pastaj frytë barkun. Dhe si për ironi të fatit, shpikët ëndrrën BIO, sikur të mos ishim ne vetë që e kishim përdorur dhe pastaj vrarë.

Do të kisha dashur t’ju kujtoja duke rendur rrugëve të kalldrëmta të qytetit tonë në kërkim të xixëllonjave. Por ime bijë qesh dhe më thotë: Oh sa e lashtë… jemi 18 vjeç mam… Jeni 18 vjeç.. (megjithëse nuk lindët 18..). Po, mirë, ju 18-vjeçarët hajt, rendni pas vajzave!

Në fakt, ju rendni virtualisht pas shpikjes së rradhës, duke na bërë të fajsojmë kukullën e fillim viteve 2000, dhe të njëjtësojnë ngjyrën e verdhë më kotësinë dhe boshllëkun.

Ku po shkoni?

Gjithçka dhe shumë shpejt po i largohet reales, duke e zhvendosur ekzistencën në virtualitetin kotës, bosh dhe pa kurrfarë vlere njerëzore.

Nëse kjo është teknologjia, unë heq dorë. Nuk do të doja të kishte ardhur kurrë. Sepse më vrau pasurinë time, fjalën. 

(Nga: Natasha Shuteriqi Poroçani)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjeneratevajze
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 10 vende më impresionuese në botë, duhet t’i vizitoni!
Next Article Shkolla e së ardhmes
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?