Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Në cilat vende të botës lexohet më shumë?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Në cilat vende të botës lexohet më shumë?

portalishkollor
Last updated: November 8, 2019 3:27 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Zbuloni përmes artikullit të mëposhtëm se në cilat vende lexohet me shume dhe në cilat më pak. Disa fakte nga “Global Reading and Editing” vërtet do t’ju habisin.

Përmes të lexuarit, ne fitojmë më shumë njohuri dhe dije. I japim jetës sonë më shumë kuptim. Përveçse lexojmë për t’u fomësuar, ne lexojmë edhe për t’u argëtuar. Kur lexojmë, ne jo vetëm që përmirësojmë kujtesën tonë, por ndihemi më mirë dhe më pozitivë.

Shkenca ka vërtetuar se përmes të lexuarit ne kemi përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, përfshirë eleminimi i depresionit, eliminimi i stresit dhe zvogëlim i shansit për të zhvilluar Alzheimerin.

Por, cilët shtetas lexojnë më shumë?

• Mos u habisni! Indianët qëndojnë në krye. 

Organizata “Global Reading and Editing”, (një organizatë e cila merret specifikisht me statistika) ka bërë disa hulumtime mbi zakonet e të lexuarit nëpër botë – si, çfarë dhe ku lexojmë më shumë. Rezultatet e vitit të kaluar, pra flasim për vitin 2018, thonë se indianët janë ata që kalojnë më shumë kohë me librin, të cilët lexojnë 10 orë e 42 minuta në javë, e ndjekur nga Tajlanda (9:24), Kina (8:00) dhe Filipinet (7:36).

Francezët, hungarezët, afrikanët e jugut dhe australianët lexojnë rreth 7 minuta në javë, të ndjekur nga kanadezët, gjermanët dhe amerikanët, të cilët lexojnë një minutë më pak, pra 6 minuta në javë. 

Pavarësisht se në Indi, Kinë dhe Tajlandë, njërëzit shpenzojnë më shumë kohë për të lexuar, në vendet skandinave si Finlanda, Norvegjia dhe Islanda ka një numër më të madh bibliotekash, gazetash, numëer më të madh botimesh, etj

Gjithashtu, familjet evropiane shpenzojnë më shumë para për libra dhe gazeta. Në Evropë, lexohet më shumë në Estoni, 13 minuta në ditë, ndjekur nga finlandzët dhe polakët me rreth 12 minuta në ditë, më tej Austriakët dhe Italianët me 5 minuta në ditë, ndërkohë francezët me vetëm dy minuta në ditë.  

Megjithatë, në Afrikë lexohen shumë libra digjitalë. Raportohet se Afrikanët kaluan mesatarisht katër milion orë vitin e kaluar duke lexuar libra në celularët e tyre, kryesisht Nigeria, Afrika e Jugut dhe Bregu i Fildishtë, nga të cilat 65 përqind janë meshkuj. Algjerianët janë ndër adhuruesit më të mëdhenj të librave në Afrikë, më shumë se 95 përqind e tyre, dhe madje 90% preferojnë të lexojnë në format digjital. Pothuajse 70% e tyre lexojnë arabisht, rreth 20% në frengjisht dhe rreth 10% në anglisht.

Po rreth rezultateve në Amerikë?

Rreth 3/4 e amerikanëve lexuan të paktën një libër vitin e kaluar, 18% e tyre në format audio, dhe se rreth 37% e të rriturve të arsimuar në kolegj, thanë se nuk kishin lexuar asnjë libër në 2018-ën . “Common Sense Media” ka përpiluar një raport mbi zakonet e të lexuarit te fëijët dhe të rinjtë amerikanë.  Ekziston një rënie e theksuar e interesit për të lexuar. Sidomos tek adoleshentët. Gjysma e studentëve, pra 50% e tyre kalojnë mesatarisht 15 minuta në ditë duke lexuar një libër. 

Gati gjysma e 17-vjeçarëve dhe një e treta e 13-vjeçarëve thonë se ata kanë lexuar vetëm një ose dy libra në vit. Raportohet se 53% e nëntë-vjeçarëve lexojnë çdo ditë, ndërsa vetëm 19% e atyre të moshës 17 vjeçare. 

Mbi studentët

Studentë nga 20 universitete të 12 shtete të botës, u bënë pjese e studimit dhe statistikave, të moshës 18-30 vjeç. Një e treta e të anketuarëve pëlqejnë të lexojnë biografi dhe poezi. Vetëm 2% e tyre pohuan se nde nuk e kishin një zakon të të lexuarit. Për sa i takon gjinisë, 65% e tyre pëlqejnë fiksionin dhe të tjerët kanë interes të lexojnë nga historia, filozofia, politika.  

Pjesa më e madhe e tyre, qëllim parësor kishin marrjen e infomacionit, të fiojnë sa më shumë dituri. 40% e studentëve e kanë fituar vetë zakonin e të lexuarit. Te 28% e tyre kanë ndikuar prindërit, te 16% e tyre mësuesit dhe te 10% ka ndikuar shoqëria. 

Për të parë situatën në Shqipëri, ju ftojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm

Rreth 1 milionë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASglobal reading and editingshtete
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Klubi i librit i “Petro Nini Luarasi”, takim letrar me përkthyesin Ben Andoni, për romanin Humnera
Next Article Italia, vendi i parë në botë që “Ndryshimet klimatike” do e bëjë lëndë të detyrueshme në shkolla
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?