Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ndryshon skema për punësimin e mësuesve, ja kush favorizohet
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ndryshon skema për punësimin e mësuesve, ja kush favorizohet

portalishkollor
Last updated: July 22, 2020 12:55 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministria e Arsimit ka bërë ndryshime në udhëzimin për emërimin e mësuesve. Në dokument është përcaktuar qartë se cili mësues duhet të qëndrojë në punë kur ulet ngarkesa mësimore në një shkollë, si dhe lëvizjet paralele që bëhen me kërkesë të mësuesve për të lëvizur nga një shkollë në tjetrën.

Ministria e Arsimit ka bërë ndryshime në udhëzimin për emërimin e mësuesve, pikërisht në muajin kur vendoset për vendpunësimet në arsim.

Dokumenti i firmosur më 8 korrik ka ndërhyrë në dy çështje delikate. Së pari, cakton cili mësues duhet të qëndrojë në punë kur ulet ngarkesa mësimore në një shkollë, si dhe lëvizjet paralele që bëhen me kërkesë të mësuesve për të lëvizur nga një shkollë në tjetrën.

Të dyja këto procedura i nënshtrohen një procesi vlerësimi nga një komision i posaçëm, që ngrihet në shkollë dhe kryhen para se të bëhen punësimet e reja. Por, nëse për këto të fundit pikët merren automatikisht nga portali duke u nisur nga ai që ka grumbulluar më shumë nga dosja dhe testimi, te mësuesit tashmë të punësuar, çështja ndërlikohet. Për ta ka një skemë më vete pikëzimi (sipas tabelës brenda shkrimit), e cila ka dy risi.

Me ndryshimet e reja, notës mesatare nga dhjetë pikë i janë lënë vetëm pesë, ndërsa kualifikimit, që s’është veçse vjetërsia në punë, nga katër pikë vlerësohet me dhjetë. Kështu, midis një mësuesi mjeshtër që pas njëzet viteve punë gëzon shkallën e parë të kualifikimit dhe vlerësohet “mjaftueshëm” në provim dhe një tjetri me pesë vite eksperiencë me rezultate maksimale në fakultet, Ministria e Arsimit i jep përparësi të parit. 

Këto janë treguesit që bëjnë diferencën, pasi të dyja bashkë përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të pikëve për çdo vlerësim dosjeje për lëvizje paralele apo kur ulet ngarkesa mësimore. Me uljen e numrit të nxënësve në klasa, janë ulur orët mësimore të mësuesve e rrjedhimisht çdo vit shumë prej tyre mbeten të papunë. Këtë fakt më keq nga të gjithë e kanë pritur mësuesit e vjetër, që nevojitet të futen në testimin për t’u rankuar në portal, si e vetmja mënyrë për t’u punësuar.

Pjesë e dosjes profesionale që gjykon për mësuesit që ngelen jashtë dyerve të shkollës janë edhe dëshmia e njohjes së gjuhëve të huaja, nga e cila një mësues nuk merr më shumë se katër pikë, certifikatat e trajnimeve, vlerësimi i përfaqësuesve të prindërve, të psikologes dhe punonjësit social në shkollë dhe drejtorit të shkollës, që kanë përkatësisht nga dy pikë, shkruan Panorama. Maksimali që mund të mbledhë një mësues nga dosja është 27 pikë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ndryshonpunesimi i mesuesveskema e punesimit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Aktivitete dhe lojëra për fëmijë aktiv gjatë periudhës së verës, mosha 6-18 muajsh
Next Article Si mund të bëhem mësues zëvendësues në 2020-ën?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?