Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020”

portalishkollor
Last updated: February 1, 2020 1:26 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Disa prej ndryshimeve janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj.

Disa nga ndryshimet thelbësore në rregulloren e “Maturës Shtetërore 2020” janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj.

Me fokusin për të prezantuar këto ndryshime, në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë është organizuar një takim me maturantët e këtij viti. E pranishme në këtë aktivitet ka qenë Zëvendësministrja për Arsimin Parauniversitar, Nina Guga dhe Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi. 

Njëkohësisht, nxënësit dhe mësuesit u njohën me dy botimet e fundit të QSHA-së: “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” dhe “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, të cilat do t’i orientojnë nxënësit dhe do t’i ndihmojnë ata për t’u përgatitur më mirë.

Rregullat që do të zbatohen këtë vit 

MAS bën të ditur se me qëllim ndërgjegjësimin e maturantëve dhe zhvillimin e një procesi sa më të rregullt, “Matura Shtetërore 2020” e këtij viti vjen me rregulla më strikte, sjell risi, si dhe rrit efikasitetin e përgjegjësinë në administrimin e provimeve. 

Kështu MAS si rregull të parë rendit ndalimin e celularëve në provimet e Maturës. 

“Maturantët/kandidatët që paraqiten në qendrën e provimit ose që konstatohen gjatë provimit me celular, përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti”- Është kjo përmbajtja e një publikimi që ministrja e MARS, Besa Shahini, ka shpërndarë në rrjetin e saj social.

Një masë e tillë garanton një proces të drejtë të zhvillimit të provimit dhe ndihmon për një administrim cilësor.

Vlerësimi elektronik i provimeve është ndryshimi tjetër për “Maturën Shtetërore 2020” që sipas MASR do të rrisë standardet e cilësisë vlerësuese dhe të minimizojë gabimet njerëzore dhe shtojë transparencën.

Ja rregullat:

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:matura 2020ndryshimetrregullat
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Idetë që ndryshuan arsimin dhe mësimdhënien
Next Article Fëmija juaj nuk dëgjon asnjë? Përdorni metodën Gandi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?