Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ndryshim kryesor në arsim, Kushi: Kthimi i shkollave speciale në qendra burimore për nxënësit me aftësi ndryshe
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ndryshim kryesor në arsim, Kushi: Kthimi i shkollave speciale në qendra burimore për nxënësit me aftësi ndryshe

portalishkollor
Last updated: July 21, 2022 9:15 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në konsultimet publike të radhës për Ligjin e Arsimit Parauniversitar e ka vënë theksin më së shumti tek kthimi i shkollave speciale në qendra burimore për nxënësit me aftësi ndryshe.

Konsultimet Publike për Ligjin e Arsimit Parauniversitar kanë vijuar këtë herë me një dëgjesë me përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët janë mbështetës dhe bashkëpunues të përhershëm të politikave arsimore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi është fokusuar më së shumti tek kthimi i shkollave speciale në qendra burimore për nxënësit me aftësi ndryshe. Hapja e këtyre qendrave është një nga pikat kryesore që inicioni ndryshimin e ligjit.

Gjatë fjalës së saj ministrja theksoi se për nxënësit me aftësi ndryshe qëllimi kryesor është që ata të integrohen në shkolla normale. Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve janë në shkolla dhe klasa normale me mbështetjen e mësuesve ndihmës.

Por sipas ministres Kushi, kjo nuk e përjashton ngritjen dhe funksionimin e shkollave speciale, pasi ka raste të caktuara që këta fëmijë duhet të marrin shërbim më të specializuar arsimor dhe mbështetës. Aktualisht në Shqipëri ndodhen 7 shkolla speciale dhe dy institute për nxënësit që nuk dëgjojnë dhe ata që nuk shikojnë.

Ministrja tha se kuadri ligjor dhe nënligjor aktualisht nuk i lejon këto shkolla të japin maksimumin e tyre në shërbim të këtyre nxënësve, ndaj dhe këto shkolla duhet të kthehen në qendra burimore.

“Eksperiencat më të mira sot në Bashkimin Evropian, por edhe në rajon flasin për qendrat burimore. Këto shkolla duhet të kthehen në qendra burimore ku të ofrojnë edhe shumë më tepër shërbime se sa vetëm arsim,”- u shpreh ministrja. 

Krahas çështjes së kthimit të shkollave speciale në qendra burimore për nxënësit me aftësi ndryshe, diskutimi gjatë kësaj dëgjese u fokusua edhe tek tema e minimizimit të braktisjes shkollore për arsimin e mesëm të lartë për shtresat vulnerabël, si dhe mirëfunksionimi i institucioneve arsimore plotësuese.

Ministrja Kushi ka kërkuar që në vijim çdo sugjerim është i mirëpritur, deri në hartimin e draftit përfundimtar të projektligjit.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aftesi ndrysheALBASevis kushikthimi i shkollave specialenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Shqipëria në një makinë”, nisma e Albas të premten zhvendoset në Shkodër
Next Article “Shqipëria në një makinë”, nisma e Albas të premten zhvendoset në Shkodër
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?