Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ndikimi i Bejkënit në të ardhmen e shkencës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ndikimi i Bejkënit në të ardhmen e shkencës

portalishkollor
Last updated: February 11, 2019 2:29 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Vepra e Bejkënit, ka ndikuar jashtëzakonisht në të ardhmen e shkencës. Metodës shkencore mund t’i qasemi në mënyrë të rregullt, vetëm nëse shmangim barrën e metafizikës…

Kronologji

• Bejkëni lindi në vitin 1561 në Londër.

• Në vitin 1594 merr titullin “Magjistër” në Universitetin e Kembrixhit.

• Në vitin 1605 në Angli ngjitet në fron mbreti skocez Xhejmsi I.

• Në vitin 1607 mbreti Xhejmsi I e emëroi Bejkënin si këshilltarin e tij.

• Në vitin 1613 emërohet avokat shtetëror.

• Në vitin 1620 në veprën Organoni i Ri sqaron se metoda shkencore duhet bazuar patjetër në

eksperimente.

• Në vitin 1621 karriera juridike e Bejkënit përfundon me skandal dhe poshtërim.

Nëse Uilliam Gilberti në librin Mbi magnetet… propozoi me ndrojtje qasjen e re racionale ndaj shkencës eksperimentale, Bejkëni, njësoj si gjeli mbi çati, ia shpalli botës lindjen e kësaj metode të re. Edhe pse nuk ishte një shkencëtar i mirëfilltë, Bejkëni kristalizoi metodologjinë, e cila u bë baza e revolucionit shkencor, që më pas do ta ndryshonte botën në mënyrë drastike. Ironikisht fatit, ai e njihte pak veprën e Gilbertit, megjithatë, i luste shkencëtarët që në studimet e tyre të mbështetnin pikërisht qasjen sistematike.

FILLIM I HERSHËM

Bejkëni dëshmoi inteligjencë që kur, në moshën 12-vjeçare, u regjistrua në kolegjin “Triniti” të Universitetit të Kembrixhit. Në moshën 23-vjeçare u zgjodh nga Dorseti përfaqësues i tyre në parlament dhe, po në këtë kohë, mori   diplomën për avokat. Ai do të bënte një karrierë prestigjioze në Gjykatën Mbretërore të Jakobit I, duke arritur deri te Lord Kancelari i Anglisë. Mirëpo, në vitin 1621 ai do të pësonte një rënie të menjëhershme, pasi do të dënohej për mitmarrje, duke mbetur kështu pa pozicion dhe pushtet. Por si para, ashtu edhe pas dënimit, Bejkoni u mor me studimin e filozofisë dhe të shkencës. Dy prej veprave të tij kanë lënë më shumë gjurmë në historinë e shkencave. Njëra është Progresi i të mësuarit e vitit 1605, në të cilën ai ka shprehur pakënaqësinë e vet ndaj kufizimit të atëhershëm të qasjes shkencore dhe parashikoi se në të ardhmen, shumica e veprave të mjeshtërve të lashtë do të ishin të tejkaluara. Vepra tjetër është Organoni i Ri e vitit 1620. Ajo fuqizonte frymën e veprës së parë dhe kundërshtonte guximshëm pikëpamjet e Aristotelit dhe mënyrat e qasjes së tij ndaj studimit të botës. Vetë Aristoteli kishte një vepër me titull Organon ose Punët logjike, dhe Bejkëni me fjalën novum (i ri), në titullin e veprës së tij, tregonte se ishte fjala për kahe alternative të kërkimeve shkencore. 

KRITIKA NDAJ METODËS

Në veprën e tij Bejkëni kritikoi me forcë uji metodën deduktive për shkencën të Aristotelit, që përfshinte formulime të ideve abstrakte dhe rrjedhimet e tyre “logjike” për të mbërritur hap pas hapi tek “e vërteta”, pa shqyrtuar plotësisht nëse baza teorike, ishte ose jo tërësisht e vlefshme. Si metodë alternative, Bejkëni propozoi arsyetimin induktiv, i cili mbështetet në pohime “të sigurta”, bazuar në vëzhgime të përsëritura dhe në prova të grumbulluara nga bota reale. Bejkëni u kërkonte shkencëtarëve që përfundimet t’i nxirrnin vetëm nga të dhëna “të njohura”, të mos mbështeteshin në paragjykime dhe të shqyrtonin me dyshim zgjidhjet e mendimtarëve të lashtë, jo siç kishte ndodhur në të shumtën e rasteve për dy mijë vjet. Mbledhja e të dhënave, nga mund të nxirrej vetëm ajo që ishte e sigurt, kërkonte një qasje shkencore racionale dhe përdorimin e “Tabelave të shembujve krahasues” të Bejkënit, që në thelb ishin udhëzime metodologjike kërkimore, për mënjanimin e detajeve të parëndësishme dhe nxjerrjen në pah të fakte të vërtetuara.

FUNDI I PARAKOHSHËM

Organoni i Ri ishte një pjesë e veprës, të cilën Bejkëni kishte parashikuar për qasjen e re, që do ta botonte në gjashtë vëllime me titullin Instauratio. Por vdekja e parakohshme nga bronkiti, nuk e la ta përfundonte. Plani i tij, përveç skicimit të metodës së re të kërkimit shkencor, ishte të bënte riklasifikim të ri të shkencave, sipas një ndarjeje të re; të grumbullonte një koleksion “faktesh” shkencore; të sillte shembuj ku metoda e tij kishte pasur sukses dhe të shpallte një filozofi të re të bazuar në suksesin praktik të metodës së tij.

Arritje të tjera

Edhe pa studimet shtesë, që kishte parashikuar, të cilat asnjëherë nuk arriti t’i shkruante, vepra e Bejkënit, ka ndikuar jashtëzakonisht në të ardhmen e shkencës. Veçanërisht në shekullin e shtatëmbëdhjetë, Revolucioni Shkencor gjeti në veprën e tij kornizën e përshtatshme për të vepruar. Shumë shembuj tregojnë se ajo vazhdon të ndikojë edhe sot. Ndjekësve të metodës së vet, Bejkëni u bënte thirrje të arritje të tjera hiqnin dorë nga katër llojet e idhujve intelektualë:

• Gënjeshtrat e ndjeshme – “idhulli fisnor”

• Paragjykimet vetjake – “idhulli i shpellave”

• Ngatërresat gjuhësore – “idhulli i tregut”

• Përbërjet dogmatike filozofike – “idhulli i teatrit”

“Metodës shkencore mund t’i qasemi në mënyrë të rregullt, vetëm nëse shmangim barrën e metafizikës”, -thoshte Bejkëni.

100 shkencëtarët që ndryshuan botën, përkthyer Latif Ajrullai, Albas

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:100 shkencetaretALBASfransis bejkeni
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Veprimtari pune individuale
Next Article Arsyet pse fëmijët duhet të kenë një kafshë shtëpiake
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?