Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Muzika rrit aftësinë e përqëndrimit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Muzika rrit aftësinë e përqëndrimit

portalishkollor
Last updated: April 9, 2019 1:13 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Muzika ndikon pozitivisht si në aspektin shpirtëror, por edhe në atë fizik tek një njeri. Zvogëlon stresin, përmirëson humorin, sjelljen, gjendjen. Muzika rrit aftësinë tonë për t’u përqëndruar dhe për t’u përmirësuar.

Muzika është rreth nesh. Pothuajse kudo ku shkojmë ka muzikë në sfond. Ne mund të dëgjojmë muzikë në ashensor, supermarket, kafe, etj. Ndikimi i muzikës është i njohur. Muzika shkakton reagime të forta emocionale, si dhe fizike. (mendoni për një moment këmbët tuaja kur dëgjoni muzikën e preferuar). Ndikimi i muzikës në klasë është një çështje që hap debate, nëse muzika ka apo jo efekt pozitiv në klasë apo në procesin e të mësuarit. 

Muzika në sfond dhe aftësia për t’u përqëndruar

Në një studim të kryer në Universitetin e Shën Katerinës në St. Paul, Minnesota, studiuesi Duna Strachan u përpoq të merrte dëshmi bindëse mbi ndikimin e muzikës. Sa mund të përqëndrohen nxënësit me muzikë në sfond. Eksperimenti u zhvillua në një shkollë që e kishte vënë në praktikë, pra vedosej muzikë në sfond, aq sa ishte kthyer në rutinë. Stdiuesi mbajti shënime dhe pa që kjo rutinë u bë pjesë e pandarë e shkollës. Ai përgatiti edhe një anketë për mësuesit, nxënësit dhe prindërit. 

Studimi tregoi se studentët ishin më produktivë dhe më pak të shpërqendruar, me muzikën në sfond. Muzika ishe e butë, relaksuese, me zë të ulët, sepse muzika aktive dhe me volum të lartë mund të jetë shpërqëndruese. 

Muzika dhe Aftësitë letrare

Hulumtimet e kryera për të hetuar ndikimin e muzikës në aftësitë letrare zbuluan një lidhje të fortë midis aftësive të leximit dhe vetëdijes fonologjike. Studimi tregoi se edukimi muzikor rrit aftësitë letrare. Eksperimentet shtesë treguan se fëmijët që luajnë piano janë më të artikuluar. Hulumtimi u administrua nga Joseph Piro dhe Camilo Ortiz dhe përfshinte dy grupe fëmijësh. Një grup pëbëhej nga fëmijë që kishin 3 vite që ushtronin piano dhe grupi i dytë përbëhej nga fëmijë që nuk kishin ndjekur ndonjëherë kurse muzike. Rezultatet treguan se fëmijët, e grupit të parë, pra që merrnin mësime pianoje zotëronin një fjalor më të pasur sesa fëmijët e grupit të dytë. 

Një artikull shkencor i kohëve të fundit pretendon se lidhjet mes muzikës dhe matematikës, megjithëse të paqarta, janë të forta për shkak të një numri faktorësh. Për të luajtur një instrument, një person duhet të njohë koncepte të tilla si: fraksionet dhe raportet

Muzika ndikon pozitivisht si në aspektin shpirtëror, por edhe në atë fizik tek një njeri. Zvogëlon stresin, përmirëson humorin, sjelljen, gjendjen. Muzika rrit aftësinë tonë për t’u përqëndruar dhe për t’u përmirësuar. Ajo ndikon në performacën tonë akademike. Ndaj, përtej paragjykimit, nëse mund të lejohet apo jo, muzika nxit pozitivitet dhe nxjerr më të mirën e qenies njerëzore. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:muzikaperqendrim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mesazhet që përcjellin fëmijët me pafajsinë e tyre
Next Article Si do t`i dimë gjërat, pa na i mësuar
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?