Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: MU (pjesëz) VS M’U (trajtë e shkurtër e bashkuar)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

MU (pjesëz) VS M’U (trajtë e shkurtër e bashkuar)

portalishkollor
Last updated: March 31, 2017 11:57 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shpesh pjesëzën “mu” e ngatërrojmë me trajtën e shkurtër të bashkuar “m’u” ose anasjelltas. Duhet të dimë se, kur është pjesëz, ajo shkruhet pa apostrof dhe kur është trajtë e shkurtër, shkruhet me apostrof.

Por, si ta dallojmë kur është pjesëz “mu” (pa apostrof) dhe kur trajtë e shkurtër “m’u”  (me apostrof)?

Mu – pjesëz (pa apostrof) përdoret para një fjale a një togfjalëshi për ta përcaktuar më mirë, për ta theksuar ose për ta bërë më të përpiktë vendin, kohën etj. Kjo pjesëz mund të zëvendësohet edhe me “pikërisht”, “ashtu” për ta pasur më të lehtë dallimin nga trajta e shkurtër.  P.SH.: Mu në fillim të librit. Mu në krye të dhomës. Mu në fund të enës. Mu në mes të qytetit . Mu në zemër. Mu në shenjë. Mu këtu (aty). Mu si në dasmë. Mu si luftë. Mu si i çmendur.

M’u – trajtë e shkurtër e bashkuar (me apostrof), që formohet nga trajta e shkurtër e rasës dhanore, veta e parë “mua më”, plus pjesëzës “u” të trajtave pësore-vetvetore të foljeve. Nën ndikimin e pjesëzës “u” të pësores bie zanorja ”ë” e “mua më”, ndaj përdoret me apostrof (‘). P.SH.: M’u bë zemra mal; m’u desh të shkoja, të m’u bësh të fala etj.

Pra, mbani mend, kur thekson një vend a kohë është pjesëz dhe shkruhet pa apostrof. 

Përgatiti Sevi (Lami) Agolli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjuhepjeseztrajte
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Në ç’moshë mund të kryhen marrëdhënie seksuale?
Next Article Mësuesja e parë në qytetin e Preshevës: “Pensioni… nuk mund ta mendoja jetën pa nxënës”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?