Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Motoja e Bashkisë Tiranë: “Çdo ditë një shkollë!”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Motoja e Bashkisë Tiranë: “Çdo ditë një shkollë!”

portalishkollor
Last updated: August 6, 2016 1:03 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Krahas rikonstruksionit të plotë që po kryhet në çerdhe e kopshte, Bashkia e Tiranës po punon edhe për riparimin e të gjitha shkollave, në mënyrë që ato të jenë gati për vitin e shkollor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Njësinë Administrative nr. 2, për t’u siguruar që puna e nisur prej disa javësh në 200 godinat arsimore të Tiranës të vijojë edhe gjatë muajit gusht.

“Kemi filluar një proces në të gjitha shkollat e Tiranës, ku çdo ditë po lyejmë, riparojmë, sistemojmë dhe rikuperojmë amortizimin e godinave, në mënyrë që kur fëmijët dhe familjet e tyre të kthehen në shtator nga pushimet, t’i gjejnë në gjendje më të mirë”, u shpreh Veliaj. 

Pas pushimeve verore 1500 nxënësit që mësojnë në shkollën “Fan Noli” do të gjejnë një godinë të riparuar.

Veliaj tha se motoja e bashkisë për këtë verë është: “Çdo ditë një shkollë!”, duke shtuar se krahas shfrytëzimit të ambienteve nga nxënësit, pas orëve të mësimit shkolla do të jetë edhe në funksion të komunitetit.

“I kemi kërkuar drejtorisë arsimore që në bashkëpunim me bashkinë  t’i maksimizojmë hapësirat, të mos kemi dyndje në disa shkolla dhe defiçit pranimesh në shkolla të tjera”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se brenda vjeshtës do të fillojë projekti ambicioz për ndërtimin e 20 shkollave të reja në Tiranë.

Ai tha se do të synohet që shkollave me reputacion t’u jepet në mbikëqyrje edhe një shkollë e re, për t’u siguruar që reputacioni është aty ku janë mësuesit dhe pasioni për të dhënë mësim dhe jo detyrimisht aty ku është godina.

“Bashkia e Tiranës i ka piketuar 20 vendet ku do të ndërtojë shkollat e reja dhe nëpërmjet një partneriteti publik-privat, do t’u kërkojmë investitorëve ta investojnë të gjithë shkollën njëherësh, ndërsa pagesën ta zgjasin ndër vite. Kështu, i ndërtojmë shkollat që vitin e parë. Ndërkaq, bashkia merr kohë që pagesa e solidaritetit që u fut te fatura e ujit, të jetë një mënyrë se si i gjithë qyteti i Tiranës kontribuon për ndërtimin e 20 shkollave të reja, duke i dhënë fund brenda këtij mandati dramës sociale të shkollave me dy turne”, përfundoi Veliaj.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shkolleTirane
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Renegade quhet stilolapsi që kthen plastikën në art 3D!
Next Article Majlinda Kelmendi merr medaljen e artë në xhudo
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?