Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Model testi, letërsi, klasa XII
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Model testi, letërsi, klasa XII

portalishkollor
Last updated: April 12, 2019 12:22 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuese Blerta Laçi nga shkolla e mesme jopublike “Mehmet Akif” (Djem) sjell model testi për lëndën e letërsisë, klasa e 12, tremujori i dytë.

Test (Tremujori i dytë) A

Lënda: Letërsi

Emri Mbiemri __________________________

Në fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga novela “Studenti në shtëpi”:

…Nderi i shoqnis asht i pacënueshëm. I mjeri ai i cili provon ta cënojë. Së paku kështu ngjan për faqe. Mos të gërdhishtet, mostë prishet lustra e shoqnis së qytetit tonë. Të shkëlqejë lustra e marrëdhënievetona të përditshme me shoqi-shoqin, të shkëlqejë si këpuca e lustrueme në baltë. E pse një grue, tue fjetë me burrin e vet plak ose idiot, vuen e mendon ndojtjetër, s’ka gja. Njësoj…S’ka randsi. Jeta bashkëshortore njësoj asht e hyjnueshme. Këtë e ka vërtetue institucioni fetar. Vetëm diçka: skandali nuk durohet. Bani çmos që të mos shkaktoni skandal.

Se skandali shkakton vdekjen e nderit, si përshembull grada 42 e temperaturës vdekjen e njeriut. Shoqnia lëngon, lëngon me temperaturatë ndryshme, por këqyrni mos t’arrini gradën e fundit, po desht të jetoni me nder, me moral të pacënueshëm.

1. Cila është problematika që Migjeni shtron në novelën “Studenti në shtëpi”?                         

_______________________________________________________________________________

1 pikë

2. Komento titullin: “Studenti në shtëpi”!                                                                                        

______________________________________________________________________________

1 pikë

Ky fragment, në cilin moment të rrjedhës së novelës ndodhet?

______________________________________________________________________________

 1 pikë                          

Cili është ai që i thotë këto fjalë?

______________________________________________________________________________                       

1 pikë

3. Nisur nga konteksti, çfarë e shqetëson atë?                                                                               

_______________________________________________________________________________

1 pikë

4. Cila është fjala kyç? Parafrazoje atë!

_______________________________________________________________________________ 

2 pikë

5. Komento fragmentin!   

_______________________________________________________________________________

3 pikë                                                                                                               

6. Identifiko mjetet stilistike e gjuhësore me të cilat realizohet “mesazhi”! Ilustro!                   

4 pikë

Recitali malsorit  (Migjeni)

0, si nuk kam një grusht të fortë 
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë, 
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët – 
n’agoni të përdihet si vigan i vramë. 

Unë – lugat si hij’ e trazueme, 
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, 
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme 
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit. 

Mali hesht. Edhe pse përditë 
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, 
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë… 
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare. 

Mali hesht – dhe në heshtje qesh. 
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes. 
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh? 
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes? 

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm! 
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! 
Ta shof si dridhet nga grusht’ ipaligjshëm… 
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

6.1 Figura stilistike më pak e përdorur  në këtë poezi është:                                            

a.antiteza

b.hiperbola

c.epiteti metaforik

d.alegoria

4 pikë

6.2. Pamundësia e fitores theksohet më tepër në vargun:                                                  

a.o, si nuk kam një grusht të fortë

b.o, si nuk kam një grusht të fuqishëm

c.e unë të kënaqem, të kënaqem tu’u qesh

d.kërkoj me gjetë një kafshatë më të mirë

 1 pikë

6.3. Përshkruaj atmosferën që paraqitet në strofën e mëposhtme:                                                

Unë – lugat si hij’ etrazueme, 
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, 
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme 
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit. 

4 pikë 

6.4. Çfarë kërkon të arrijë autori me anë të thirrjes së tij në këtë poezi? (Mesazhi)

2 pikë     

Nota45678910
Pikë0-45-78-1011-1314-1617-1920-22

Blerta Laçi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:letersi 12test
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Ipet me qera”: Dy gabime në vetëm tri fjalë
Next Article Një milion fjalë, për fëmijët që lexojnë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?