Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Miti, një forcë lëvizëse në veprën e Kadaresë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Miti, një forcë lëvizëse në veprën e Kadaresë

portalishkollor
Last updated: January 28, 2021 8:36 am
portalishkollor
Share
SHARE

Cili është raporti që Kadare ka me tokën shqiptare dhe si shfaqet ky raport? Kadare njihet për rifunksionalizimet e mitit në gjithë korpusin e tij krijues, duke rimarrë personazhe, motive, ngjarje, simbole, të cilat marrin përmasa të reja.

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Nisi të shkruajë që në moshë të re, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas prozë, duke u bërë prozatori më i madh shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme. Ai është përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe në botë. 

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, u shmang nga realizmi socialist, dhe veprat e tij u përkthyen nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal, por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Shkrimtari i lindur në Gjirokastër, konsiderohet si një nga kolosët e letërsisë shqipe dhe jo vetëm.  

Por, cili është raporti që Kadare ka me tokën shqiptare dhe si shfaqet ky raport? Kadare njihet për rifunksionalizimet e mitit në gjithë korpusin e tij krijues, duke rimarrë personazhe, motive, ngjarje, simbole, të cilat marrin përmasa të reja. Legjendat, baladat, gojëdhënat, mitet përftohen përmes simbolit, metaforës, alegorisë, groteskut. Janë pikërisht figurat që mundësojnë rifunksionalizimin e tyre.

Rrëfimi i tij është një përpjekje e vazhdueshme për t’iu rikthyer së shkuarës, për të mësuar se çka ndodhur në të shkuarën. Krijimtaria popullore ka qenë gjithnjë burim për letërsinë e shkruar, ku shumë autorë i kanë kthyer sytë.

Miti, një element mjaft specifik në veprën e Kadaresë është një forcë lëvizëse tejet specifike. Sistemi i veprës së tij ndërtohet mbi këtë bazë, por tashmë ka një funksion tejet metaforik. Të gjithë lelementët si tekstorë, ashtu edhe ato jashtëtekstorë i shërbejnë këtij qëllimi. Në dramën moderne krijuesit i kanë rimarrë mitet duke inkuadruar imazhe surrealiste, ekspresioniste e absurde. Këtë e gjejmë kryesisht tek Kadareja, i cili njihet per universalitetin në veprën e tij. 

Kjo e ka bërë Kadarenë fitues të shumë çmimeve. Në vitin 2017, ai ka rrëmbyer titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit të Nderit”, ndërsa sot, ai renditet në mesin e mbi 200 personaliteteve botërore, të cilët kanë marrë vlerësim dhe janë çmuar nga shteti i Francës.

Studimet për të janë të shumta. Ju ftojmë të lexoni studimin nga Anastas Kapurani, “Liria e fjalës së penguar”, sjellë nga Albas. 

Librin mund ta gjeni këtu: https://albas.al/botime/kadare-ose-liria-e-fjales-se-penguar/

Analizë Ueda Koçi, studente e Letërsisë në Universitetin e Tiranës

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:force levizesemitiueda kocivepra e kadarese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Bazaar-i i librit në QTU – merr dozën e duhur të vitaminave në stendën Albas
Next Article QSHA, thirrje për hartues për Provimet e Shtetit në profesionin psikolog
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?