Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Miqtë e vegjël të librit lexojnë botimet për fëmijë të Shtëpisë Botuese Albas
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Miqtë e vegjël të librit lexojnë botimet për fëmijë të Shtëpisë Botuese Albas

portalishkollor
Last updated: June 6, 2017 9:50 am
portalishkollor
Share
SHARE

Miqtë e vegjël të librit janë mbledhur te “LibrAria” për të lexuar botimet për fëmijë të Shtëpisë Botuese Albas. Në zemër të natyrës, pranë Liqenit Artificial fëmijë të të gjitha grupmoshave lexuan libra të ndryshëm, me tematika të larmishëm, të shkruara bukur dhe të ilustruar nga dizenjuesit tanë. 

Seria “Një familje e paparë” është e përshtatshme për fëmijët e moshës mbi 8 vjeç. Në këto libra trajtohen tematika të ndryshme të cilat i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë situatat në të cilat ndodhet familja e tyre, si psh.: “Ndihmë! Po ndërrojmë shtëpi”, “Bebja… Jo ndonjë gjë e madhe”, “Babai im është vetëm i imi”, “Sa e vështirë të jesh vetëm!”, “Kur të zënë me presh në dorë” etj.

Në këtë takim, fëmijët zgjodhën të lexojnë “Sa e vështirë të jesh vetëm!” e cila është pjesë e serisë “Një familje e paparë” dhe është një temë e trajtuar bukur e cila u tregon fëmijëve se pushimet jo gjithmonë janë ashtu siç ata i ëndërrojnë gjatë gjithë vitit. Por çfarë ndodh në këtë seri?

Lola do t’i kalonte pushimet  e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës. Rezultati: ajo përfundon te gjyshja duke ngrënë peshk çdo vakt, që i vjen në majë të hundës. Mirëpo, kur kthehet në shtëpi, mami i saj ishte nisur për një konferencë super të rëndësishme, babai i saj jo i vërtetë nuk “e pret” dhe aq mirë dhe … U mbush kupa! Lola nuk duron më dhe planifikon një …arratisje.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Na ishte një herë … libri” qëllimi i të cilit është kthimi i vëmendjes së fëmijëve tek libri dhe leximi. Nxënësit ftohen të mblidhen së bashku, të lexojnë pjesë nga librat e zgjedhur, t’i komentojnë dhe të kuptojnë se sa i rëndësishëm është libri. Ky projekt u bë i mundur falë bashkëpunimit të Shtëpisë Botuese Albas, Ministrisë së Kulturës dhe Bibliotekën “LibrAria”.

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijelibermesimdhenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Infrastrukturë sportive në kopshtin 65 në kryeqytet
Next Article Vlerat ushqyese të pjeshkëve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?