Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministrja Shahini: “23 marsi, plani për kthimin në shkollë. Në rast shtyrjeje, jemi gati të vazhdojmë me mësimin virtual”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministrja Shahini: “23 marsi, plani për kthimin në shkollë. Në rast shtyrjeje, jemi gati të vazhdojmë me mësimin virtual”

portalishkollor
Last updated: March 18, 2020 2:23 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Rreth 80% e nxënësve janë tashmë në kontakt direkt me mësuesit e tyre. Ndërkohë MASR është duke përgatitur një udhëzim në lidhje me vlerësimin në qoftë se jemi të detyruar ta shtyjmë mësimin nga shtëpia përtej datës 23 mars.

“Jemi në javën e dytë të zhvillimit të mësimit nga shtëpia dhe po ecën më mirë se sa e kemi paramenduar. Rreth 80% të nxënësve janë tashmë në kontakt direkt me mësuesit e tyre”, kështu është shprehur Ministrja Besa Shahini në video-mesazhin e radhës ndërsa apelon për mësuesit që nuk kanë rënë ende në komunikim direkt me nxënësit e tyre, që ta bëjnë sa më parë, në mënyrë që edhe ky grup i vogël nxënësish të mos mbetet mbrapa me mësime. 

Në video-mesazh, Ministrja Shahini nënvizon se gjatë këtyre dy ditëve të fundit ka patur një pyetje që është ngritur nga një numër i madh nxënësish e mësuesish, e cila ka ta bëjë me vlerësimin: 

“Ne po mendojmë dhe vlerësojmë se është e nevojshme që kur të kthehemi në shkolla, të bëjmë një përsëritje të shpejtë, por ngaqë një pjesë të madhe e mësuesve dhe nxënësve kanë rënë tashmë në kontakt dhe kanë vijuar procesin normal të mësimit, por në një format tjetër, nuk do të jetë e nevojshme që të përsërisim gjithçka me tempon e zakonshme të përsëritjes”, shprehet ajo dhe nënvizon se MASR është duke përgatitur një udhëzim në lidhje me vlerësimin në qoftë se jemi të detyruar ta shtyjmë mësimin nga shtëpia përtej datës 23 mars:

“Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret, ne do të jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’i mundësojë mësuesve të vlerësojnë nxënësit e njohuritë e tyre që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të mund të vijojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas kthimit në shkollë. Por, kjo është diçka që do t’ju informojmë më shumë ditët në vijim kur të marrim vesh nëse do ta kemi të nevojshme ta shtyjmë procesin e mësimit nga shtëpia përtej datës 23 mars”, tha Ministrja Shahini.  

Në fund të video-mesazhit, Ministrja Shahini përcjell edhe një kërkesë për të gjithë mësuesit dhe prindërit që po punojnë tashmë përmes rrjeteve sociale: 

“Duam që të na sillni modelet e punës suaj në mënyrë që të krijojmë një udhëzues për të gjithë mësuesit me format më të mira dhe më praktike të punës mes mësuesve dhe nxënësve”, shprehet ajo dhe shton: “Disa mësues tashmë kanë komunikuar me neve dhe na kanë sjellë modelet që ata kanë përdorur. Kanë qenë shumë të vlefshme, i kemi ndarë me mësuesit e tjerë, por menduam dhe besojmë që do të ketë më shumë modele se sa këto që na kanë sjellë deri tani. Kështu që, ju bëjmë thirrje të na sillni sa më shumë nga modelet tuaja të punës që në rast se kemi nevojë ta zgjasim procesin e mësimit nga shtëpia të kemi sa më shumë shembuj praktikë për mësuesit dhe për nxënësit që të vijojë mësimi sa më normalisht që është e mundur”.

Video mesazhi i plotë i Ministres së MASR, Besa Shahini: 

N. Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:besa shahinikthimi ne shkolleministre e arsimit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Abetare, “Punim i tingullit dhe i shkronjës Nj, nj” dhe “Lexojmë, analizojmë rrokje fjalë e fjali”
Next Article Aktivitete argëtuese për javët e qëndrimit në shtëpi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?