Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministrja Nagavci prezanton tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I në shkollën shqipe në Zvicër
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministrja Nagavci prezanton tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I në shkollën shqipe në Zvicër

portalishkollor
Last updated: November 16, 2021 8:38 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Gjatë pjesëmarrjes në 30-vjetorin e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër Ministrja Nagavci prezantoi edhe tekstin e përbashkët fitues për Diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, ndërsa tha se Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë punën në hartimin e të tjera teksteve të tilla.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar për shënimin e 30-vjetorit të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka shprehur mirënjohje ndaj mësimdhënësve, prindërve e arsimdashësve shqiptarë që me punë e përkushtim organizuan për 30 vite me radhë mësimin plotësues në gjuhën shqipe për mijëra fëmijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. 

Duke folur për rëndësinë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ministrja Nagavci tha se ruajtja e gjuhës dhe kulturës bëhet më së miri përmes arsimit. Prandaj, ajo theksoi se prindërit e mësimdhënësit shqiptarë në diasporë janë më meritorët në mbajtjen dhe fuqizimin e lidhjes me atdheun, siç janë meritorë edhe për mbijetesën tonë në kohë të vështira, por edhe më pas në zhvillimin e Kosovës.

Ministrja përmendi edhe promovimin e tekstit të përbashkët fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, ndërsa tha se Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë punën në hartimin e teksteve mësimore për nivelet e tjera të mësimit shqip në diasporë.

Ministrja Nagavci theksoi nevojën e institucionalizimit të mësimit shqip në diasporë, ndërsa premtoi përkushtim dhe angazhim maksimal të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur edhe me organizime të tjera mësimin në gjuhën shqipe në diasporë.

Prezantimin e punës së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) për Zvicër e bëri kryetari Nexhat Maloku. Ndërkaq, në fund të manifestimit u ndanë mirënjohje për mësimdhënës që kanë kontribuar në mbajtjen dhe zhvillimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1ministrja Nagavcishkolla shqipe ne zvicer
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Urdhri i ri: Asnjë foto të nxënësve në rrjetet sociale, procedohen drejtuesit që shkelin rregulloren
Next Article Test vlerësues për matematikën klasa IV, Kosovë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?