Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministrja Kushi jep lajmin e mirë: Miratohen 100 kuota shtesë për programin Mjekësi e Përgjithshme
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministrja Kushi jep lajmin e mirë: Miratohen 100 kuota shtesë për programin Mjekësi e Përgjithshme

portalishkollor
Last updated: July 5, 2022 11:02 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Sot kam një lajm shumë të mirë për Universitetin e Mjekësisë. Për mjekët, për pedagogët, por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar. Sapo kemi miratuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit 100 kuota shtesë në raport me vitet e kaluara për programin Mjekësi e Përgjithshme,” – tha Kushi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë dhe të shkencave mjekësore teknike të viteve 2020 dhe 2021.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi theksoi se për Mjekësinë e Përgjithshme Ministria e Arsimit sapo ka miratuar 100 kuota shtesë.

“Sot kam një lajm shumë të mirë për Universitetin e Mjekësisë. Për mjekët, për pedagogët, por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar. Sapo kemi miratuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit 100 kuota shtesë në raport me vitet e kaluara për programin Mjekësi e Përgjithshme,” – tha Kushi.

Për këtë, ministrja falënderoi veçanërisht Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu për mbështetjen, duke vënë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e Qendrës Spitalore Universitare për të mundësuar formimin e mjekëve të rinj.

Kushi theksoi se ky brez i të sapodiplomuarve do të mbetet i veçantë nga të tjerët për shkak të situatës së jashtëzakonshme që solli pandemia Covid -19, ku shumë prej tyre edhe u angazhuan vullnetarisht në përballjen e krizës shëndetësore duke i qëndruar besnik betimit të Hipokratit. 

Më tej Ministrja Kushi shtoi se dëshira është që këta të diplomuar të vijojnë të qëndrojnë  në Shqipëri dhe se po punohet shumë që t’u krijohen atyre mundësi të mira zgjedhjeje për vijimin e mëtejshëm të studimeve dhe punësimit, me anë të ndërkombëtarizimit të universiteteve, rritjen e numrit të kuotave për programin Mjekësi e Përgjithshme, përfshirjen e studentëve dhe të diplomuarve në kërkimin shkencor, përmirësimin e infrastrukturës spitalore, etj. 

Në përfundim ministrja ka falënderuar ekipin e mjekëve dhe pedagogëve, që kanë punuar plot pasion e profesionalizëm në formimin e të diplomuarve, si dhe familjet e tyre që i kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.

© Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article QTPA zhvillon trajnime me kredite për modulet e reja gjatë muajit korrik
Next Article Ministrja Kushi jep lajmin e mirë: Miratohen 100 kuota shtesë për programin Mjekësi e Përgjithshme
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?