Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministria e Arsimit në Kosovë kërkon 1,000 mësimdhënës shtesë për fillimin e vitit shkollor
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministria e Arsimit në Kosovë kërkon 1,000 mësimdhënës shtesë për fillimin e vitit shkollor

portalishkollor
Last updated: August 22, 2020 9:00 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1,000 mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator. Angazhimi i këtyre mësimdhënësve, duhet të vlejë vetëm gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kosovë, ka hartuar një plan, i cili parasheh që fillimi i vitit të ri shkollor të nis në tri faza – më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator, ka thënë ministri i Arsimit Ramë Likaj, në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës të premten.

Miratimi i planit pritet në takimin e radhës së qeverisë.

Ai tha se plani për fillimin e vitit të ri shkollor është përgatitur duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19. Disponimi i drejtorive komunale të arsimit, sipas tij, është që nxënësit mësimin më 1 shtator ta fillojnë në objektet e shkollave.

Ministri Likaj, poashtu kërkoi buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që përgatitjet për fillimin e mësimit të organizohen në mënyrën e duhur. Kryeministri i Republikës se Kosovës, Avdullah Hoti, ndërkaq ka treguar mbështetjen e qeverisë sa i përket buxhetit të nevojshëm. “Ju e dini se në Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi ndarë 10 milionë euro për fushën e arsimit, 10 milion euro tjera shtesë kemi ndarë për komunat për çështjen e menaxhimit COVID-19 edhe për fushën e arsimit. Po ashtu komunat kanë në dispozicion edhe një shumë prej 29 milion euro shtesë, që mund të përdoren për këto qëllime në rast se komunat e shohin të nevojshme”, tha Hoti.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1,000 mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator. Angazhimi i këtyre mësimdhënësve, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, duhet të vlejë vetëm gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

Enver Osdautaj, këshilltar i lartë politik në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky numër i mësimdhënësve duhet të jenë si staf rezervë në rast të infektimit me koronavirus apo izolimit të mësimdhënëseve të rregullt.

“Ne kemi kërkuar angazhim të rregullt të mësimdhënësve më gjysmë pagesë, vetëm për periudhën e pandemisë. Kemi kërkuar nga Qeveria që të mbështes me 1000 mësimdhënës si staf rezervë dhe staf teknik, varësisht nga nevojat. Këta mësimdhënës do të punojnë vetëm në rrethana pandemie. Këta janë mësues plotësues për të plotësuar nevojat varësisht prej situatave që vijnë dhe shpërndarja e tyre në nivel shteti bëhet në bazë të numrit të nxënësve nëpër drejtori komunale të arsimit”, tha Osdautaj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:fillimi i vitit shkollorKosovemesimdhenes shtese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rregullat e reja për vitin e ri shkollor, masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet arsimore
Next Article 10 rregulla kryesore për përdorimin e presjes
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?