Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministri takon nxënësit fitues të kuicit “Eureka”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministri takon nxënësit fitues të kuicit “Eureka”

portalishkollor
Last updated: March 31, 2016 2:39 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti nxënësit fitues të kuizit të diturisë “EUREKA”, në të cilën kanë marrë pjesë nxënës të klasave të nënta nga të gjitha komunat e Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, priti nxënësit fitues të kuicit të diturisë “EUREKA”, në të cilën kanë marrë pjesë nxënës të klasave të nënta nga të gjitha komunat e Kosovës.

“EUREKA” është organizuar nga MASHT-i , DKA-të dhe shkolla “Hasan Nahi“, si dhe është mbështetur nga fondacioni “Atmosfera”.

Ministri Bajrami, fillimisht ka uruar nxënësit për suksesin e arritur me ç’rast tha se, kjo dëshmon se ne kemi një rini inteligjente, të talentuar, e cila meriton t’i ofrojmë kushte dhe arsim cilësor.

“Po promovojmë talentët e rinj dhe kësisoj po fusim frymën e garave, përmes të cilës njëherësh ngrisim cilësinë në shkolla”, theksoi ministri Bajrami, ndërsa tha se është i lumtur që disa nga këta nxënës do të na përfaqësojnë edhe në gara ndërkombëtare.

Ne, theksoi ministri, do t’i mbështesim fituesit e kësaj gare, por edhe të tjerët në shkollimin e mëtejshëm, që të realizoni ëndrrat e juaja, që një ditë të bëheni lider të së ardhmes.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se, po përgatitet një Udhëzim Administrativ që të vendoset fryma e garave në gjithë sistemin arsimor, nga niveli parauniversitar e deri tek ai universitar, e njëkohësisht po përgatitet edhe vlerësimi i përformancës së shkollave, që të kemi shkolla, të cilat njëkohësisht mundësojnë edhe zbulimin e talentëve të rinj.

Në vazhdim, ministri ka përgëzuar përfaqësuesit gjimnazit “Hasan Nahi”, i cili me sukses po organizon këtë garë.

Ndryshe, në kuizin e diturisë “EUREKA”, fillimisht kanë marrë pjesë 2000 nxënës nga të gjitha shkollat publike dhe private të Kosovës, pastaj janë selektuar deri në 250 nga të cilët dolën 10 finalistët, pra fituesit e medaljeve të arta.

Sipas menaxhmentit të gjimnazit “Hasan Nahi”, sivjet 2 nxënës të kësaj shkolle do të marrin pjesë në garën për hulumtim dhe inovacionrreth mbrojtjes së mjedisit, e cila mbahet në Teksas të ShBA-ve, 4 nxënës në Holandë dhe 2 nxënës në Kenia të Afrikës.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsim bajramieurekakuic
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ministri i Arsimit merr pjesë në Samitin Botëror të Arsimit
Next Article Prindër, mos ju drejtoni fëmijëve me pyetjen “pse”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?