Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministri Bajrami zbuloi shtatoren e prof. dr. Ali Hadri në kompleksin universitar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministri Bajrami zbuloi shtatoren e prof. dr. Ali Hadri në kompleksin universitar

portalishkollor
Last updated: March 16, 2016 12:10 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Profesor Ali Hadri ishte i bindur se përmes arsimimit dhe punës së tij shkencore do të dëshmoheshin historia dhe vlerat tona kombëtare, si pjesë e vlerave universale njerëzore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës, z. Fehmi Rexhepi, në një ceremoni solemne zbuluan shtatoren e akademikut dhe historianit të shquar, Prof. Dr. Ali Hadri, në Kompleksin Universitar të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Ministri Bajrami, me këtë rast, ka vlerësuar lartë figurën e dijetarit të shquar, Ali Hadri, duke thënë se, kontributi i tij për çështjen kombëtare është i jashtëzakonshëm.

Ministri Bajrami tha se, akademiku i ndjerë Ali Hadri qëndron fuqishëm dhe me dinjitet në panteonën e personaliteteve më të shquara intelektuale, shkencore dhe atdhetare, të shekullit 20 në gjithë hapësirën kombëtare.

“Është nder i rrallë për mua që në cilësinë e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të marrë pjesë në një përvjetor të rëndësishëm, të njeriut të rëndësishëm, dijetarit, studiuesit, historianit dhe shkencëtarit të madh, Ali Hadri”, u shpreh ministri Bajrami.

Duke folur për punën e Prof. Dr. Ali Hadri si pedagog në Degën e Historisë, ministri Bajrami tha se, kontributi i tij për themelimin, drejtimin dhe zhvillimin e Institutit të Historisë përbën një nga kulmet e përpjekjes së tij jetësore.

Ministri Bajrami vlerësoi lartë guximin intelektual, kombëtar e shkencor të profesor Ali Hadrit, për t’iu kundërvënë regjimit të atëhershëm përmes arsimimit dhe punës shkencore.

“Profesor Ali Hadri ishte i bindur se përmes arsimimit dhe punës së tij shkencore do të dëshmoheshin historia dhe vlerat tona kombëtare, si pjesë e vlerave universale njerëzore. Vendosja e shtatores së akademik Ali Hadrit është përjetimi më kuptimplotë i veprës dhe emrit të tij. Është moment krenarie dhe përjetimi për njerëzit e rrallë, nga të cilët kemi mësuar aq shumë për historinë dhe të kaluarën tonë”, tha ministri Bajrami.

Ndërsa, kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës, Prof. Dr. Fehmi Rexhepi tha se , në ditën e shënimit të 88- të vjetorit të lindjes, po inaugurohet kjo shtatore impozante e akademikut dhe profesorit të shquar, themeluesit të historiografisë dhe drejtorit të parë të Institutit të Historisë në Prishtinë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ali hadriKosove
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Inaugurohen ambientet e rikonstruktuara të shkollës “Qemal Stafa”
Next Article “Këtë vit, Qendër Formimi Profesional nxënësve që nuk dëgjojnë”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?