Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Minipanairi i librit në Kalanë e Tiranës, Albas ekspozon më 21-23 tetor titujt e rinj (2020)
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Minipanairi i librit në Kalanë e Tiranës, Albas ekspozon më 21-23 tetor titujt e rinj (2020)

portalishkollor
Last updated: October 21, 2020 8:04 am
portalishkollor
Share
SHARE

Të gjithë dashamirësit e librave nuk kanë pse të presin panairin e librit, tashmë online të nëntorit, për t’u njohur me titujt e rinj apo për t’i blerë ata. Në Kalanë e Tiranës, për tri ditë me radhë, 21-23 tetor, shtëpia botuese ALBAS prezanton në minipanairin e librave titujt e saj të rinj.

Në Kalanë e Tiranës prej disa ditësh po zhvillohet një minipanair librash, teksa lexuesit kanë mundësi të njihen nga afër me titujt e rinj, por gjithsesi duke respektuar masat apo rregullat antikovid. 

Nga sot, 21 tetor deri më 23 tetor shtëpia botuese ALBAS ekspozon në stendat e saj botimet më të fundit. Në këto stenda të dedikuara mund të gjeni dhe të njiheni nga afër me librat e rinj për të gjitha moshat, për të rriturit dhe fëmijët, klasikët e letërsisë. 

Në këto stenda syve tuaj nuk do t’ju shpëtojnë as lodrat e gdhendura me dru, të quajtura ndryshe lodrat “Pino”, të cilat përmbushin kriteret më të larta të sigurisë, pasi janë të testuara dhe akredituara në laborator në përputhje me standardet EN71 dhe direktivës Evropiane për siguri të lodrave.

Disa nga titujt e rinj për këtë vit janë: “Kush do të qajë kur të vdesësh?” dhe “Murgu që shiti Ferrarin” nga shkrimtari kanadez Robin Sharma përkthyer përkatësisht nga Olta Canka dhe Gent Sinani; romani artistiko-shkencor “Infiniti blu” nga Mimoza Hafizi, romani “Më fal” nga Ida Hegazi Hover përkthyer nga Myrteza Shini, libri psikologjik “Selfie: Uni i unit” nga Will Storr etj. Por nuk mungojnë as titujt e rinj nga letërsia klasike për fëmijë si “Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Twain, “Gostia e konteshës Berta dhe tregime të tjera” nga Alexandre Dumas etj. 

Drejtori i shitjeve i Albas, Parid Agolli, na ka pohuar se ka pasur pjesëmarrje të lexuesve dhe interesi i tyre ka qenë i konsiderueshëm pas librave të rinj. 

“Lexuesit janë tërhequr sidomos pas librave të rinj. Interes kanë pasur edhe për librat e fëmijëve dhe lodrave dedikuar atyre, që ne i kemi bërë pjesë të stendave tona përgjatë këtyre tri ditëve. Kalaja e Tiranës na ka mundësuar një ambient të këndshëm”, ka thënë Z.Agolli. 

Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë panair të veçantë duke thënë se stendat qendrojnë të hapura nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes.  

Nanila Allkja Biçaku  

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASkalaja e tiranesminipanairi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të nxënit me situata, konstruktivizmi dhe teknologjia, udhëzues për mësuesit
Next Article Model plani edukativ për klasat e maturës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?