Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Mineralet në mjekësi”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Mineralet në mjekësi”

portalishkollor
Last updated: December 5, 2016 9:39 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ekspozita me titull “Mineralet në mjekësi” shpjegon se si substancat që mund të nxirren nga toka luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, ilaçet dhe trajtimet mjekësore.

Mineralet janë elemente thelbësore për shëndetin e trupit të njeriut. Ato janë përbërës të ilaçeve të rëndësishme dhe përdoren si burime ose komponentetë pajisjeve të sofistikuara mjekësore. Qendra Klinike e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Uashington ka hapur një ekspozitë të veçantë për të nxjerrë në pah rolin e tyre të rëndësishëm.

Mineralet ekspozuara në Qendrën Klinike të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë duken si gurë të çmuar në dyqanet e bizhuterive. Por ekspozita metitull “Mineralet në Mjekësi” shpjegon se si substancat që mund të nxirren nga toka luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, ilaçet dhe trajtimet mjekësore.

“Secili mineral ka një rol të ndryshëm. Disa janë tepër të rëndësishëm, si antibiotikët ose argjendi. Të tjerët janë të rëndësishëm sepse ndihmojnë në transferimin e proteinave të caktuara, si për shembull bakri. Fluori është i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve. Pra, ato kanë funksione të ndryshme dhe për këtë arsye janë kaq të rëndësishme“, -thotë John Gallin, drejtori Qendrës Klinike.

Drejtori i Qendrës Klinike thotë se këto minerale janë gjithashtu komponentë të rëndësishëm në disa nga pajisjet më të sofistikuara mjekësore të përdorura në spitale në të gjithë botën.

“Për shembull berili, një kristal i bukur, është shumë i rëndësishëmnë pajisjet tona të kontrollit dhe diagnostikimit si radiografia e kompjuterizuar apo mamografia”.

Les Folio, radiolog në Institutit Kombëtar të Shëndetit thekson rëndësinë e mineraleve të tjera si kuarci, të cilat janë gjithashtu janë komponente kritike për pajisjet mjekësore.

“Këto imazhe të radiografisë së kompjuterizuar tani na ofrojnë informacion tre-dimensional. Ju mund të shihni mushkëritë dhe organet e brendshme. Këto zona të gjelbra janë nyjet limfatike nga metastazat e kancerit. Radiografia i kap shumë mirë këto probleme falë mineraleve të paraqitura në ekspozitë”.

Gipsi, i nxjerrë kryesisht në Spanjë, ka qenë prej kohësh një element thelbësor në stomatologji.

“Gipsi, në këtë rast përdoret për të krijuar derdhjen e formës së nofullave dhe dhëmbëve të pacientit për qëllim diagnostikimi.”

Dyzet mineralet e paraqitura në ekspozitë janë huazuar nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore i Institutit Smithsonian. “Mineralet në Mjekësi” është pjesë e ekspozitave të vazhdueshme të artit në qendrën klinike të Institutit Kombëtartë Shëndetësisë.

“Ndikimi i artit mbi shëndetin është shumë intrigues dhe ndoshta shumë i rëndësishëm. Arti mund të jetë pikturë, muzikë, apo gjëra të tilla si kristalet dhe mineralet që i bën njerëzit të buzëqeshin dhe të ndjehen më mirë.”

Zoti Gallin shpreson se vizitorët do të fillojnë të vlerësojnë rolin kritik që mineralet kanë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mineralemjekesi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Produktet ushqimore japin alergji
Next Article Nxënësit i dërgojnë letër mësuesit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?