Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mimoza Hysa sjell në shqip romanin “Me shaka”, kryeveprën e autorit italian Domenico Starnone
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mimoza Hysa sjell në shqip romanin “Me shaka”, kryeveprën e autorit italian Domenico Starnone

portalishkollor
Last updated: November 15, 2019 5:41 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mimoza Hysa rrëfen mbi përkthimin që i ka bërë librit “Me shaka” të autorit Domenico Starnone. Ky libër konsiderohet si kryevepra e shkrimtarit Italian. Libri promovohet sot në stendën e shtëpisë botuese ALBAS, në orën 17.30.

A është për t’u marrë “Me shaka” romani i Starnones? Në të vërtetë ky është romani më i fortë, më i dhmbshëm dhe më ngacmues i Starnones. Më tepër se shaka kemi të bëjmë me një reflektim të thellë për tema të rëndësishme, të trajtuara me dy mënyra rrëfimi: atë të përballjes si në duel të gjyshit me nipin dhe atë të ditarit të gjyshit, si shtojcë, e cila në vetvete përngjan me zemrën e rrëfimit. Edhe pse me dy regjistra të ndryshëm, romani është një i tërë ku spikat zhdërvjellësia e dialogut, kthesat e befasishme, natyrshmëria e ngjarjes që ngërthen drama të një jete që është në përmbyllje dhe shtron pyetje tronditëse: a ka qenë e vlefshme rruga e zgjedhur? A ka bërë gjënë e duhur duke u përpjekur t’i largohet së keqes? A ka mundur ta tjetërsojë veten duke u përpjekur të fshijë nga vetja historinë e errët të një fëmijërie të vështirë, të një familje me probleme dhe për më tepër të një qyteti që kultivon të keqen? Si gjithnjë, Starnone shtron pyetje dhe ju le të hapura përgjigjet.

Romani “Me shaka” 

Prindërit e Marios së vogël duhet të shkojnë në një konferencë matematicienësh, ose thjesht të marrin kohë për të kuptuar nëse martesa e tyre është drejt fundit. Prandaj fëmija lihet nën kujdesin e një gjyshi gati të panjohur për të, një ilustruese të vjetër, të vrazhdë e punë shumë, që jeton prej vitesh në Milano. Mes katër muresh dhe një ballkoni, përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve, zhvillohet një rrëfim i hollë, përballja e pabesë dhe argëtuese mes një gjyshi të lodhur dhe të hutuar dhe një xhandari të vogël zevzek. Në lojën që luhet mes të dyve, mes mirëkuptimit, kundërshtive dhe lojërave jo gjithnjë të këndshme, pasqyrohet vetë jeta me të gjitha format: jeta e jetuar dhe ajo që po nis, jeta e ashpër dhe tallëse e Napolit, jeta e shtëpisë që duket sikur zgjohet dalëngadalë, plot me jehona dhe fantazma. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASdomenico starnoneme shaka
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një udhëtim sa për gjithë jetën!
Next Article BE OPEN-MINDED, BE EUROPIAN- Konferenca me përkthyesit e veprave të projektit BOMBE
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?