Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesja që më ndryshoi jetën
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Mësuesja që më ndryshoi jetën

portalishkollor
Last updated: November 18, 2021 9:20 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në kujtim të Blanche Caffiere-it, e cila më mori në krahët e saj kur isha vetëm 9 vjeç.

Tri gra shumë të forta – nëna, gjyshja dhe Melinda – kanë merita të mëdha që më ndihmuan të bëhem njeriu që jam sot. Por Blanche Caffiere, një bibliotekare dhe mësuese shumë e sjellshme për të cilën nuk kam shkruar kurrë publikisht, gjithashtu pati një ndikim të madh tek unë.

Zonja Caffiere vdiq në vitin 2006, pak pasi mbushi 100-vjetorin e saj. Para se ajo të ndahej nga jeta, pata rastin ta falënderoja për rolin e rëndësishëm që luajti në jetën time, duke më motivuar për të mësuar në një kohë kur mund të isha larguar lehtësisht nga shkolla.

Kur takova për herë të parë znj. Caffiere, ajo ishte bibliotekarja më elegante e shkollës në Seattle’s View Ridge Elementary, dhe unë isha një nxënës i ndrojtur i klasës së katërt. Po përpiqesha dëshpërimisht të kaloja pa u vënë re, sepse kisha disa vese të palakmueshme, si një shkrim mizor (ekspertët tani e quajnë atë disgrafi) dhe një tavolinë të çrregullt. Dhe po përpiqesha të fshihja faktin që më pëlqente të lexoja – diçka që ishte e lezetshme për vajzat, por jo për djemtë.

Zonja Caffiere më mori nën krahët e saj dhe më ndihmoi që të isha një djalë i rrëmujshëm, por që lexonte shumë libra.

Ajo më nxori nga guaska ime duke ndarë dashurinë e saj për librat. Ajo filloi duke bërë pyetje si: “Çfarë të pëlqen të lexosh?” dhe “Për çfarë je i interesuar?” Pastaj ajo më gjeti shumë libra—ata që ishin më kompleks dhe më sfidues se librat fantashkencë të Tom Swift Jr. që po lexoja në atë kohë. Për shembull, ajo më dha biografi të shkëlqyera që kishte lexuar. Sapo t’i lexoja, ajo do të gjente kohë për t’i diskutuar ata me mua. “A të pëlqeu?” do të pyeste ajo. “Pse? Çfarë mësove?” Ajo me të vërtetë dëgjoi atë që kisha për të thënë. Nëpërmjet atyre bisedave u bëmë miq të mirë.

Mësuesit në përgjithësi nuk duan t’i ngarkojnë nxënësit e tyre me lexim shtesë përtej detyrave të shtëpisë që u kanë caktuar. Por, nga zonja Caffiere mësova se mësuesit e mi kishin shumë më tepër njohuri për të ndarë. Më duhej vetëm të pyesja. Deri në shkollën e mesme e më tej, shpesh pyesja mësuesit e mi për librat që u pëlqenin, lexoja ata libra kur kisha pak kohë të lirë dhe ofroja mendimet e mia.

Nuk ka dyshim se koha ime me zonjën Caffiere ndihmoi në nxitjen e interesit tim për bibliotekat dhe fokusin tim për të ndihmuar çdo fëmijë në Amerikë të përfitojë nga mësuesit e mëdhenj. Është e jashtëzakonshme se sa fuqi mund të ketë një person i mirë në formësimin e jetës së një fëmije.

Bill Gates | 16 gusht 2016

Era Baliu

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASkujtimi per mesuesenmesuesja qe me ndryshoi jeten
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rëndësia e librave në jetën tonë
Next Article Artemisa Bushi: “Faqja e fundit”, një rrëfim ngjethës mes dy kohëve…
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?