Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesja Marte Doda shkruan për mësuesen e saj të klasës së parë: Të jam mirënjohëse gjithmonë!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësuesja Marte Doda shkruan për mësuesen e saj të klasës së parë: Të jam mirënjohëse gjithmonë!

portalishkollor
Last updated: March 7, 2020 2:10 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ish-nxënësja, sot mësuese, kujton me nostalgji personin që e ka frymëzuar dhe i ka dhënë forcë për të ecur përpara. Marte Doda është shembull i ndikimit nga mësuesja e klasës së parë. Ajo tashmë ecën në gjurmët e mësueses Naxhie Brahaj.

Të flasësh për mësuesen Naxhie Brahaj nuk mjaftojnë orët.

Të shkruash për punën, jetën e saj nuk mjaftojnë fletët, por flet respekti që kanë të gjithë brezat që ka mësuar kjo mësuese zonjë e nderuar.

Si mësuese: Më kujtohen ditët e para të shkollës. Fjalët e ëmbla që na ledhatonte edhe pse neve kishim frikë, përkujdesej për ne si të ishim fëmijët e saj. Buzëqeshja në sytë e saj, fjalët e ngrohta, metodat që përdorte për të na këshilluar kur gabonim, ne të vegjlit e saj….Çdo fjalë e saj, çdo këshillë nga ajo ishte shumë e çmuar për ne vogëlushët e saj. Në takimet me prindërit gjithmonë nxirrte fjalë të ngrohta për ne. Thoshte diçka që e kam fiksuar mirë: “Lërini fëmijët të jetojnë fëmijërinë e tyre të pafajshme dhe larg problemeve tuaja”. Vitet kaluan. Ne u rritëm dhe në takimin e fundit të klasës së 8-të ishe u bë drejtoresha e shkollës sonë. Na urove të gjithëve: “U rritshi të lumtur dhe suksese në rrugën e gjatë të dijes”. Disa nga ne u bënë mësues, disa ekonomistë, disa juristë dhe të tjerë punëtorë të nderuar dhe të respektuar. Mënyra e saj komunikimit me ne dikur, nxënësit e saj dhe prindërit tanë, bënë sot që tek ne të shtohet respekti dhe dashuria për këtë mësuese. Për mua ngelet mësuesja ime e dashur, e dhembshur, fjalëpakë e punëshumë, e respektuar dhe e nderuar.

Burim frymëzimi për mua sot në profesionin e bukur të mësuesit.

Të bëhesh mësues është dëshirë, por të jesh mësues është nder dhe përgjegjësi.

Si nënë: E dashur, e qetë, e dhembshur, e respektuar dhe e paarritshme nga ne nxënësit e saj që ëndërronim të bëheshim si ajo. Vitet kaluan dhe ne morëm rrugë të ndryshme. E takoj një çast dhe nuk doja ta besoja që ishte ajo. Dhimbja që mbarte mbi supe mu duk se e kishte plakur para kohe. Por përsëri buzëqeshi dhe tha: “E dashur jeta vazhdon dhe duhet jetuar ashtu si të vjen”. Dhe unë sot i kujtoj  fjalët e saj dhe i përdor si burim force për vete. 

Jetofsh gjatë dhe u gëzofsh gjithmonë mësuesja ime e nderuar! Je burim frymëzimi për  brezat  e rinj. 

Mirënjohje për punën tënde!

Nga ish nxënësja jote! 

Marte Doda

(Klasa e parë, vitet 1977-1978, Kryezi Pukë)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dedikimmarte dodamesuesenaxhire brahaj
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Unë besoj se mësuesit mund ta bëjnë botën më të mirë!”
Next Article Gratë që ndryshuan botën dhe mënyrën tonë të të menduarit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?