Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesja kujdestare dedikim për nxënësit e klasës XII-B
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësuesja kujdestare dedikim për nxënësit e klasës XII-B

portalishkollor
Last updated: June 16, 2018 1:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Pavarësisht gjithçkaje dalëngadalë do të kuptoni që vitet e shkollës së mesme janë të arta dhe herë pas here do të bëheni nostalgjik e ashtu me mall do të kujtoni gjithçka: shokët, zënkat, sukseset, mësuesit, aktivitetet e ndryshme…

Mbuluar nga tisi i kohës, ditët bëhen javë, javët bëhen muaj, e muajt bëhen vite… dalëngadalë përfundoi dhe një vit shkollor, e së bashku me të dhe një cikël arsimor. Por përfundimi i këtij cikli tregon që ju tashmë i keni ndërtuar themelet e personalitetit tuaj e ne mësuesit së bashku me prindërit kemi kontribuar që këto themele të jenë të forta e të fuqishme për të përballuar e për t’ia dalë me sukses përgjatë sfidave të jetës. 

Fundi i shkollës së mesme lajmëron një fillim të ri tepër të rëndësishëm në jetën tuaj… atë të universitetit. Pavarësisht gjithçkaje dalëngadalë do të kuptoni që vitet e shkollës së mesme janë të arta dhe herë pas here do të bëheni nostalgjik e ashtu me mall do të kujtoni gjithçka: shokët, zënkat, sukseset, mësuesit, aktivitetet e ndryshme e shumë gjëra që ndoshta sa kohë ishit këtu nuk i vlerësuat sa duhet. 

Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua që t’ju ndiqja nga afër përgjatë këtyre viteve… isha dëshmitare e maturimit tuaj, e gabimeve, e sukseseve. Ju pashë dhe më patë si një familje të dytë, ju mësova dhe më mësuat shumë gjëra. Do të jem me ju përgjatë gjithë rrugëtimit tuaj e nëse jo fizikisht,  me zemër po. 

Ju uroj nga zemra suksese pafund!

 E mos harroni: 

– vlerësoni dhe përfitoni nga çdo çast i jetës,

– nëse nuk u kushtohet rëndësi gjërave të vogla nuk mund të arrini tek të mëdhatë,

– vendosni objektiva dhe punoni fort që t’i arrini,

– jetoni çdo moment dhe zbukurojeni me dashurinë për Zotin. 


Kam shumë për të thënë, por dalëngadalë do e mbyll letrën time për ju… ju uroj suksese dhe mos harroni jam gjithnjë mbështetje për ju kudo që të jeni.

Me dashuri

Mësuesja kujdestare 

Erjonilda Dojka

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:letermesuesnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fëmijë, lini tabletat e dilni në lagje për të luajtur!
Next Article Plani vjetor i drejtuesit të rrjetit të mësuesve ndihmës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?