Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesja e cila u dha nxënësve të saj një mësim që nuk gjendet në asnjë libër shkolle
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Mësuesja e cila u dha nxënësve të saj një mësim që nuk gjendet në asnjë libër shkolle

portalishkollor
Last updated: February 7, 2020 2:26 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ky artikull frymëzues për herë të parë u botua në revistën “Reader’s Digest”. Bëhet fjalë për historinë e një mësueseje të jashtëzakonshme, Helen Mrosla, e cila arriti që t’i bënte nxënësit e saj të besonin te vetja vetëm me një veprim.

Një ditë, një mësuese matematike nga Minnesota përgatiti për nxënësit e saj një mësim shumë interesant. Ajo u kërkoi nxënësve të rendisnin në një copë letër emrat e të gjithë shokëve të klasës. Më pas u kërkoi që të mendonin për gjënë më të bukur për secilin prej shokëve dhe ta shkruanin përkrah emrit të tyre.

Në fund të mësimit, çdo nxënës mbante në dorë letrën e vet. Ishte e premte. Gjatë fundjavës mësuesja lexoi të gjitha fletët. Emrin e secilit nxënës e shkroi në një fletë të veçantë dhe bashkoi të gjitha mendimet e bukura që kishin shkruar fëmijët. Të hënën tjetër i dha çdo nxënësi letrën e vet.

Fëmijët ishin kaq shumë të kënaqur sa klasa gumëzhinte nga komentet: “Me të vërtetë mendojnë shokët kështu për mua?!”, “Nuk e dija se ndokush do më pëlqente kaq shumë!”. Ata nuk i diskutuan rezultatet gjatë orës së mësimit, por mësuesja e dinte se ia kishte arritur qëllimit të saj. Nxënësit besonin në vetvete.

3 vite më pas, një nga këta nxënës, Mark Eklund, u vra në Vietnam. Funerali u mbajt në Minnesota, kështu që shumica e shokëve të klasës së Markut bashkë me mësuesen ishin të pranishëm në ceremoninë mortore.

Pas funeralit, shumica e shokëve të klasës u mblodhën në shtëpinë e tij bashkë me mësuesen Helen Mrosla. Prindërit e Markut ishin aty duke pritur ngushëllimet dhe babai i tij i tha mësueses: “Duam të të tregojmë diçka” – dhe nxori nga portofoli një copë letër të palosur. “Ia gjetën këtë letër Markut ditën kur u vra. Faleminderit shumë për këtë që keni bërë. Siç mund ta shihni, Marku e ka ruajtur si një thesar të çmuar”. 

“E dija pa e parë fare se letra ishte ajo e shumë viteve më parë, në të cilën kisha renditur të gjitha gjërat e bukura që çdo shok i Markut kishte shkruar për të”, – tha mësuesja në një intervistë. “Në atë moment, ish-nxënësit e mi, që ishin të pranishëm në shtëpinë e Markut filluan të nxirrnin nga portofolat letrat e tyre.

Ishte i vetmi moment kur u ula dhe fillova të qaj. Qava për Markun dhe për të gjithë shokët e tij që nuk do ta shihnin më kurrë atë.

*Jemi kaq shumë të ngarkuar me ritmin e ditës dhe i përkushtohemi kaq shumë detyrimeve tona, saqë harrojmë se një ditë do të vdesim. Dhe nuk e dimë se kur do të vijë kjo ditë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASfrymezimhelen mrosla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Plani vjetor i punës për nxënësit e klasave të katërta që kanë vështirësi në të nxënë
Next Article ALBAS sjell librin “Tranzicioni i vonuar: shkaqe dhe shkaktarë” nga Prof. dr. Llambro Filo
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?