Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesja Bukurie A.Hajdarmataj: Rëndësia e formulimit të pyetjeve gjatë orës mësimore
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
MësuesiMetoda mësimdhënieje

Mësuesja Bukurie A.Hajdarmataj: Rëndësia e formulimit të pyetjeve gjatë orës mësimore

portalishkollor
Last updated: February 6, 2025 10:57 am
portalishkollor
Share
SHARE

Material për rëndësinë e formulimit të pyetjeve gjatë orës mësimore që nxënësit të kuptojnë të paktën 70% të lëndës së re në klasë. Bukurie A.Hajdarmataj, mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në AML, këshillon teknikat e të pyeturit efektiv si edhe strukturimin e logjikshëm të orës në planin e tij ditor.

Në kohën e sotme rezultatet e të nxënit varen shumë nga mënyra se si nxënësit e menaxhojnë kohën e tyre.

Varësia e tyre nga telefoni sjell produktivitet të dobët nëse nuk menaxhohet sistemi dy orë në një lëndë ashtu si duhet në mënyrë që nxënësit të kuptojnë të paktën 70% të lëndës së re në klasë. 

Për këtë mësuesi duhet të planifikojë teknikat e të pyeturit efektiv si edhe strukturimin e logjikshëm të orës në planin e tij ditor. 

1.Strukturimi i mësimit bëhet sipas rezultateve të të nxënit dhe formulimi i pyetjeve bazohet në njohuritë e zhvilluara në orët e mëparshme .

2.Përzgjedhja dhe qartësia e llojeve të pyetjeve të hapura apo të mbyllura duke i përshtatur për një nxënës apo grupe nxënësish sipas numrit të nxënësve në klasë.

3.Hartimi i pyetjeve që fillon nga pyetjet e thjeshta për nivelin e parë të nxënësve deri te niveli i katërt i të nxënit.

4.Organizimi i klasës dhe angazhimi i të gjithëve me punë, mimika e fytyrës së mësuesit kur merr përgjigjet nga nxënësit,gjestet,lëvizja e kokës, miratimi që i jep secilit nxënës edhe atij që është munduar sadopak të aktivizohet.

5.Organizimi i nxënësve në punët në grupe të të gjithë klasës sipas niveleve të të nxënit zvogëlon rrezikun e zhvendosjes së vëmendjes së nxënësit dhe humbjes së kontrollit në orën e mësimit.

6.Mësuesi inkurajon nxënësit që të diskutojnë në mënyrë kritike për përgjigjen e dhënë nga përgjegjësi i grupit mënyrë kjo që lehtëson organizimin dhe kontrollin e njohurive. Në punën e grupit nxënësi mëson nga shoku/shoqja e grupit.

E rëndësishme është që pyetjet,që do t’ju drejtohen nxënësve të formulohen saktë nga mësuesi duke bërë parashtrimin e informacionit të përgjithshëm që e ndihmon nxënësin të gjejë përgjigjen.

Nxënësi nxitet pas pyetjes faktike të interpretojë saktë dhe të shprehet bukur në standard me rrjedhshmëri në të folur.

 Nëse pyetjet drejtohen me dashamirësi nga mësuesi/ja ato e bëjnë më të këndshme orën e mësimit.

Rëndësi ka edhe të dëgjuarit e mësuesit , i cili duhet të ketë një dëgjim analizues dhe kërkimor duke shkuar përtej fjalëve të nxënësit për të zbuluar mesazhet dhe rezultatet e të nxënit të temave që zhvillohen në orën mësimore.

Nga Bukurie A.Hajdarmataj

Mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në AML

Shkolla e mesme e përgjithshme “Hoxhë Zogu” Zogaj

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Kolkocianët”, projekti i veçantë i mësuesve dhe nxënësve të shkollës 9- vjeçare “Kolë Koci” në Pogradec
Next Article Planifikimi i detyrave të klasave X-XI-XII, material për shkollat me drejtim të orientuar artistik
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?