Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Meryl Batchelder, mësuesja e parë në Angli për ndryshimin e klimës, e certifikuar nga OKB
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Meryl Batchelder, mësuesja e parë në Angli për ndryshimin e klimës, e certifikuar nga OKB

portalishkollor
Last updated: January 16, 2020 1:36 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Një rajon në veri të Anglisë do të jetë ndër të parët në botë, që do të ketë në çdo shkollë një mësues për klimën. Në njërën nga shkollat lënda e shkencës është orientuar tërësisht tek problemi i ngrohjes së Tokës.

Në një shkollë në Haxon në veri të Anglisë tashmë ka nisur punën mësuesja e parë për çështjet e ndryshimit të klimës. Në një orë mësimi me klasën e gjashtë, mësuesja Meryl Batchelder zhvillon një eksperiment me nxënësit: Sikur shkolla përfshihet nga zjarri? Këtë synon t’u ilustrojë ajo nxënësve për t’ua bërë më të kuptueshme, se çfarë e dallon energjinë e biomasës nga ajo e parafinës. “Rezultati është, se vetëm biomasa është neutrale sa i përket CO2”, përgjigjet nxënësja Bella. 

E gjithë lënda e mësimit të shkencës është e orientuar rreth ndryshimit të klimës, sepse në rast të kundërt planeti ynë mund të digjet.

Meryl Batchelder, mësuese në shkollën Corbridge Middle School thotë, se “në fakt eksperimenti nuk u intereson edhe aq nxënësve, por ata e kuptojnë më mirë problemin, kur ua bën të qartë, se mënyra e përfitimit të energjisë është vendimtare për mbijetesën tonë”. 

Nxënësit mjaft të sensibilizuar

Meryl Batchelder është mësuesja e parë në Angli për ndryshimin e klimës, e certifikuar prej OKB-së. Për këtë ajo ka kryer një kurs online prej 20 orësh. Qëllimi është: që të krijohet vetëdija tek të rinjtë si bazë në luftën kundër ndryshimit të klimës. “Ne kemi tani valë të nxehti përgjatë gjithë verës, ndryshe nga përpara. Kjo ndryshon mënyrën se si ne jetojmë”. Nxënësit janë mjaft të sensibilizuar, njëri prej tyre thekson: “Është e ardhmja jonë dhe e  fëmijëve tanë më vonë, jo të njerëzve si Boris Johnson. Ndaj ne duhet të kemi më shumë të drejtë bashkëvendosjeje”.

Zjarret në Australi shihen si pasojë e ndryshimit të klimës

Edhe një nxënëse tjetër e ka të qartë, se edhe me hapa të vegjël kushdo mund të kontribuojë në dobi të planetit: “Gjithkush mund të bëjë gjëra të vogla si të fikësh dritën kur largohesh i fundit, apo të ngasësh makinë elektrike”. Në bazë të kësaj nisme çdo shkollë në rajon duhet të ketë një mësues për ndryshimin e klimës. Rajoni verior i Anglisë tashmë e ka ndërmarrë këtë hap. Bindja e eprorëve, thotë mësuesja Meryl Batchelder ishte e lehtë. Të gjithë e ndjejnë se sa shpejt ndryshon natyra. Në shtëpi ajo prej kohësh përdor energjinë diellore, përpiqet t’i prodhojë vet ushqimet. Para 30 vjetësh kur ajo dëgjoi për herë të parë për ndryshimin e klimës ishte e bindur: “Isha shumë e shqetësuar, por mendoja se qeveria do të na mbronte, pasi dëshmitë shkencore ishin parashtruar. Ndërsa sot 30 vjet më vonë në fakt nuk ka ndryshuar asgjë”. Tani Meryl Batchelder e ka marrë vet çështjen në dorë si mësuese për ndryshimin e klimës në veriun ende idilik të Anglisë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:meryl batcheldermesuesendryshimi i klimes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article A janë të dëmshme për shkollat grupet e prindërve që komunikojnë në WhatsApp?
Next Article A mësohet mendimi kritik në shkollë?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?