Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mënyrat e shfrytëzimit të kanalit YouTube për procesin e mësimdhënies
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Mënyrat e shfrytëzimit të kanalit YouTube për procesin e mësimdhënies

portalishkollor
Last updated: August 14, 2020 8:15 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ka mënyra të shumta për të përdorur teknologjinë. Një burim i njohur nga nxënësit e të gjitha moshave është YouTube. Ja si mund ta përdorni këtë kanal, në klasën tuaj. Gjithashtu YouTube-in e Portalit Shkollor Albas mund ta shfrytëzoni falas për mësimdhënien dhe mësimnxënien tuaj.

YouTube lejon cilindo që të ngarkojë video pa pagesë. Shumë organizata postojnë koleksione të videove në këtë faqe, e cila është e organizuar në kanale. Përveç gjetjes së përmbajtjes, mësuesit mund të krijojnë kanalet e tyre në YouTube për të shkëmbyer video dhe për të shfaqur punën e nxënësve.

YouTube përmban shumë më tepër se videot muzikore. Kjo faqe u jep mësuesve mundësinë të dëgjojnë ekspertë për një temë ose të dëgjojnë një shpjegim për një ide të re. YouTube është një mjet i fuqishëm për mësimdhënien dhe mësimnxënien.

Mënyrat e gjetjes së videove 

Bëni kërkim ashtu si në google nëse ju intereson një temë e caktuar, në mënyrë që t’ju dalin sa më shumë video që kanë në përmbajtje temën që ju intereson. Zëvendësimi i fjalëve të ndryshme mund të ndihmojë në sjelljen e videove të ndryshme në krye të listës. Një tjetër mundësi është të kërkoni brenda kanaleve. Shumë organizata kanë kanale në YouTube. Një kërkim i avancuar do t’ju ndihmojë të gjeni kanale bazuar në fjalët tuaja kryesore. Ju gjithashtu mund të përdorni mjetin e përparuar të kërkimit, për të kërkuar video me një gjatësi të caktuar ose të ngarkuar brenda një kornize të caktuar kohore.

YouTube-in e Portalit Shkollor Albas mund ta shfrytëzoni falas për mësimdhënien dhe mësimnxënien tuaj. 

Ngarkimi i videos dhe prezantimi i saj përpara nxënësve 

Pasi të keni gjetur videon e përsosur në YouTube, ka shumë mënyra për ta shpërndarë tek nxënësit tuaj. Videon mund ta ndani me të gjithë klasën, me anë të projektorit, për të ngjallur një diskutim apo për të hapur një temë të caktuar. 

Një sistem i menaxhimit të të mësuarit si Google Classroom ose Seesaw i lejon mësuesit të dërgojnë lidhjen tek individë ose grupe nxënësish. 

Cilësia e videove

YouTube tani pret që nxënësit, përmes videos të mund ta përdorin për të eksploruar botën. Videot me 360 gradë në YouTube vijnë nga Channel Discovery. Këto video janë të arritshme në faqen e internetit YouTube dhe mund të shikohen në kompjuter ose në celular.  

Publikimi i punëve të nxënësve tuaj në Youtube

Ka shumë mjete digjitale që lidhen drejtpërdrejt me YouTube. Nxënësit mund të postojnë në YouTube krijimet e tyre dhe kështu produkti është lehtësisht i ekspozueshëm edhe për një audiencë globale. Në të gjitha rastet duhet të siguroheni që nxënësi është plotësisht dakord në lidhje me shpërndarjen e videos. 

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmenyrat e shfrytezimitprocesi i mesimdheniesyoutube
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Grapshi, fshati shqiptar i mbi 200 arsimtarëve i lënë në harresë
Next Article Për një lëkurë të shëndetshme dhe të mbrojtur gjatë stinës së verës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?