Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Menduh Dërguti, një jetë kushtuar arsimit dhe veprimtarisë shkencore
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Menduh Dërguti, një jetë kushtuar arsimit dhe veprimtarisë shkencore

portalishkollor
Last updated: March 25, 2019 11:26 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në jetë ndodh të takosh disa njerëz, të cilët janë kaq të thjeshtë, fisnikë dhe që, edhe pse kanë moshën për të pushuar nga gjithë ato vite punë, sërish janë kaq energjikë  dhe të përkushtuar në atë që bëjnë. E një njeri i tillë: fisnik, modest, elegant në paraqitje dhe në sjellje, i papërtuar, studiues profesionist i historisë, metodist e didakt, është dhe profesor Menduhi, siç i thërrasim ne në zyrë. 

Sapo hyn në zyrë, me gjithë mirësinë dhe elegancën që e rrethon, të ngjall respekt edhe pa e njohur. Të tillë ndjesi më ka lënë para 10 vjetësh, kur, teksa hyri në zyrë, na përshëndeti me atë shkodraçen e tij të lezetshme. U ul të punonim së bashku për një tekst historie dhe më shpjegonte me aq pasion paqartësitë që kisha unë për historinë tonë dhe veçanërisht për ilirët. Madje, dinte me koordinata të sakta gjeografike shumë nga qendrat historike të vendit tonë dhe të rajonit, sepse i kishte shkelur dhe prekur nga afër. Fliste dhe shpjegonte me aq pasion, sa, teksa e dëgjoje humbisje në epokën ilire dhe mbretërinë e tyre.  Edhe nëse deri atëherë nuk të kishte pëlqyer kurrë historia dhe të dukej si një shkencë që merret me gjëra të vdekura, pasioni i profesor Menduhit i jepte jetë dhe të bënte ta doje këtë shkencë. 

Te profesor Menduhi të tërheq niveli dhe përgatitja e lartë shkencore, informacionet e pasura që jep,  argumentet bindëse për ide e ngjarje, elokuenca aq e këndshme e shprehjes, e mbushur me plot batuta të goditura dhe gjithmonë në funksion të përmbajtjes, që më mirë se çdo gjë tjetër, ngulitin njëri pas tjetrit konceptet historike dhe i bën ato të paharruara.

Përveçse autor i shumë botimeve shkollore dhe akademike, profesor Menduhi për shumë vite ka qenë pedagog e rektor në Universitetin e Shkodrës, studiues, ish-deputet etj. Ai është njohës i gjuhës italiane dhe angleze dhe, gjithashtu, mban me nder një numër titujt e dekoratash, si: Medalja “Naim Frashëri”, “Mësues i Merituar”, “Urdhri i Trimërisë” etj.

Veprimtaria botuese në tekstet shkollore të historisë, që në tërësi deri tani përfshin mbi 35 botime shkollore parauniversitare dhe universitare (tekste dhe fletore pune për nxënësit), si bashkautor dhe autor, vazhdon t’i zërë pjesën më të madhe të kohës. 

Deri më sot, ai nuk është shkëputur asnjëherë nga hartimi dhe përgatitja e teksteve shkollore. Të gjitha tekstet shkollore të hartuara nga profesor Menduhi gjatë viteve 2004  e deri më sot në shtëpinë botuese “Albas” janë shpallur fituese nga Ministria e Arsimit dhe përdoren nëpër shkollat e arsimit parauniversitar. 

“Arsimi meriton një hap të ri në rrugën drejt përmirësimit dhe rifitimit të vlerave”,  është motoja e profesor Menduhit dhe kësaj motoje iu përkushtua fort për të ndërmarrë një hap të ri qoftë në punën e tij si rektor dhe pedagog, qoftë edhe si hartues tekstesh për nxënësit.  Dhe përgatitja e tij shkencore shumë shpejt dhanë rezultate. 

Profesor Menduh Dërguti shquhet gjithashtu edhe si redaktor shkencor, ku ka përgatitur për botim një sërë librash, si  “Histori e kohës së re”,  “Qytetërimi Perëndimor”,  “Shkodra dhe motet” etj. 

Profesor Menduhin e karakterizon vazhdimisht përgjegjësia e serioziteti,  ndershmëria, paanshmëria në gjykimin e çështjeve dhe njerëzve, zemërgjerësia dhe toleranca, vendosmëria dhe drejtësia në ndjekjen e problemeve, prirja për t’u bërë mirë të gjithëve pa shkelur normat e parimet.

I uroj profesor Menduhit jetë të gjatë, shëndet të plotë dhe një falënderim të sinqertë për energjinë që arrin të transmetojë edhe te ne të tjerët që punojmë me të! 

Sevi Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimmenduh dergutimesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkrimtari ecën midis kurtheve, si Ulisi midis sirenave
Next Article Test Përmbledhës, klasa e dytë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?