Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Më ndihmo! Jam ngatërruar në kohën dhe kokën time”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

“Më ndihmo! Jam ngatërruar në kohën dhe kokën time”

portalishkollor
Last updated: March 15, 2016 10:20 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kur më erdhi ky e-mail, isha fare e papërgatitur për t’u përballur me ankthet dhe makthet e një adoleshenti. Për më tepër me sfidën e madhe që të isha unë personi i duhur nga i cili ai priste ndihmë…U kisha kërkuar një ese dhe më vjen një alarm…

“Më ndihmo! Jam ngatërruar në kohën dhe kokën time. Jam i pushtuar nga dyshime, për të cilat nuk gjej një zgjidhje…kjo më bën të besoj se po bëj gjëra që nuk i ndjej. Për më tepër, jetoj mes njerëzve që nuk kuptojnë asnjëherë atë që unë provoj.

Por as unë nuk arrij ta kuptoj atë që vetë provoj. Asgjë nga vetvetja nuk më kënaq e nuk më pëlqen. Unë nuk jam unë. Kuptoj që fjalët e mia nuk bëjnë veçse tradhëtojnë turbullirën brenda meje. Turbullirën për një trup që ndryshon pa arritur ta kontrollojë. Unë jam siç nuk jam, kam frikë. Humori më është shkatërruar. Kam frikë se më gjykojnë. Kam frikë se nuk më pranojnë. Jam mes dilemash të tmerrshme: sa ç’më tërheq aq edhe më shtyn tutje dëshira për t’u përballuar me seksualitetin tim.

Kështu, në një mënyrë a në një tjetër, besoj se veprimet e mia janë në urdhërat e frikës sime, pasigurisë. E unë nuk kam fuqi të jem plotësisht vetvetja. Nuk kam kurajon të rrezikoj. Nuk po arrij ta jetoj moshën time me plotësinë e saj. 

Ne jemi të burgosurit e një kohe të cilën nuk dimë ta jetojmë.”

Ç’ishte më e vështirë: nevoja për ta justifikuar, apo tentativa për t’i ringjallur sfidat?

Atëherë iu ktheva fëmijërisë së brezit të tij. Mes shumë filmave që kanë përshkruar aq thjeshtë dhe qartë kaosin e mendimeve dhe ditëve të një adoleshenti, është njëri që mua më ka pëlqyer gjithmonë shumë: Kung Fu Panda. Në ju vjen në mendje, është një Panda tërë tul, të cilit fati i kishte paracaktuar të bëhej Luftëtari Dragua, me pak fjalë, Mjeshtri i Madh i Kung Fusë. Një fat madhështor, por te i cili nuk besonte thuajse asnjë: as mjeshtri i tij, as shokët e luftës e as Panda vetë, sigurisht.

I vetmi që arriti t’ia ngjallë shpresën dhe ta bindë se ai mund t’ia dalë mbanë, është babai i Pandës kur i tregon se ajo që e kishte quajtur gjithmonë “përzierës sekret” në supën e tij të mrekullueshme, në fakt nuk ekzistonte fare.

Nuk ka asnjë përzierës sekret. Nuk më është dashur kurrë një përzierës sekret. Për ta bërë diçka speciale, duhet vetëm të besosh që ajo është vërtetë speciale.  

…sepse adoleshenca, mbase është një moshë, e bërë pikërisht për këtë gjë: për të kuptuar se si të çlirohesh nga frikërat dhe pasiguritë, për të mësuar si të rrezikosh për atë që vërtet ia vlen.

Mes vështirësive, mes pengesave, trishtimit, frikës, pasigurisë, gjithë ngatërresave që kërkojnë të të zhysin, gjithmonë do të ekzistojë e bukuria e jetës që shkëlqen gjithkund. Emocionet më të thella nuk rrëfehen, jetohen.

Por adoleshentët janë artistët e moshës së tyre, u rri shpirti një hap para trupit.

Natasha Porocani (Shuteriqi)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:keshillakohenatasha porocani
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Hamilton: Ja si të qetësoni një bebe që qan
Next Article Formula që zbulon moshën dhe numrin e këmbës!
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?