Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Me ju dhe për ju mësues/e dhe nëna, gurëthemelet e shoqërisë sonë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Me ju dhe për ju mësues/e dhe nëna, gurëthemelet e shoqërisë sonë

portalishkollor
Last updated: March 1, 2022 9:01 am
portalishkollor
Share
SHARE

Plot një vit më parë shpallëm “Marsi, muaji i mësuesve dhe nënave”, jo pse ditët e tyre duhen kufizuar brenda një muaji, por se gjallëria që sjellin të tilla festime duhet të jehojë për kohë të gjatë…

Plot një vit më parë shpallëm “Marsi, muaji i mësuesve dhe nënave”, jo pse ditët e tyre duhen kufizuar brenda një muaji, por se gjallëria që sjellin të tilla festime duhet të jehojë për kohë të gjatë. 

Me ju mësues/e mësuam germat e para…

Me ju lidhëm shkronjat e para…

Me ju formuluam fjalitë e para… 

Me ju ideuam mendimet e para… 

Me ju u përshëndetëm në fillimet e para të shkollës… 

Me ju u këshilluam në hapat e parë të shkollës… 

Me ju kuptuam normat e mirësjelljes në shkollë e në jetë… 

Me ju gjykuam ç’është e mirë dhe etike në jetë… 

Me ju kuptuam temat e larmishme lëndore…

Me ju u thelluam në domethëniet misterioze…

Me ju dalluam gjuhën e leximin, matematikën e fizikën, biologjinë e kiminë, historinë e gjeografinë…

Me ju perceptuam gramatikën e gjuhës sonë të vyer… 

Me ju u përpoqëm të kuptonim lirikën dhe epikën e vargjeve poetike…

Me ju u frymëzuam të reflektonim ndjenjat dhe mendimet tona… 

Me ju u përqendruam të kuptojmë logjikën e formulave të shkencave natyrore dhe ekzakte… 

Me ju u qartësuam për pikëpyetjet që mbartëm… 

Me ju qeshëm për çdo batutë dhe humor që buronte nga mendjet fëmijërore… 

Me ju krijuam qasje dhe pikëpamje domethënëse… 

Me ju ndërtuam bazat identitare të autoritetit tonë… 

Me ju u organizuam për sipërmarrje në shërbimin tonë dhe të shoqërisë… 

Me ju aspiruam për modele të denja që ndërtojnë elitën e shoqërisë… 

Me ju diskutuam për atë që vlen dhe nuk vlen… 

Me ju u konsultuam për detaje të paqartësuara më parë… 

Me ju u rritëm në rrugëtimin tonë të dijes, të punës dhe të jetës… 

Me ju u bëmë fitues të garave, trofeve… 

Me ju lindim çdo ditë me të tjera ndjesi e përjetime… 

Me ju u maturuam, u diplomuam dhe dolëm në jetë… 

Me ju… 

Me ju… nëna 

Me ju nëna u ushqyem me ngrohtësinë njerëzore…

Me ju dalluam hapat e parë të jetës… 

Me ju sollëm buzëqeshjen e parë foshnjore… 

Me ju kuptuam atë që na rrethonte… 

Me ju mësuam sjelljet e para në ambientet e ngrohta të folezës familjare e përtej… 

Me ju dalluam shijet dhe ngjyrat 

Me ju mësuam të ngriheshim pas rrëzimit e më pas të ecnim…

Me ju ushqyem mendjen dhe shpirtin… 

Me ju përthithëm aromat më të këndshme… 

Me ju lodruam në argëtimet tona… 

Me ju gëzuam në lumturitë tona… 

Me ju guxuam të ecnim përpara…

Me ju morëm frymëzimet e jetës… 

Me ju u siguruam se s’ishim vetëm… 

Me ju u forcuam në hapat e jetës… 

Me ju… 

E teksa jetës sonë i dhamë jetë bashkë me ju, obligohemi të kujdesemi për ju… 

Pasi çdo arritje e jona përbën një shëmbëlltyrë dhe krenari për ju… 

Ekzistenca juaj është thelbi dhe motivi i ekzistencës sonë!…

Evans Drishti 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASevans drishtigurethemeletmesuese/e dhe nena
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët “Gjuha shqipe 8” (2022)
Next Article Portali Shkollor Albas shpall për të dytin vit radhazi marsin “Muaji i Mësimdhënësve dhe i Nënave”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?