Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Më fal Erlis!”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Fjala juaj

“Më fal Erlis!”

portalishkollor
Last updated: February 6, 2025 12:24 pm
portalishkollor
Share
SHARE

“A e përkrahëm sa duhet Erlisin?”- kjo është pyetja themelore që ngre pas vetëvrasjes së nxënësit të tij, mësuesi Selim Tahiri nga Kosova, i cili në këtë rrëfim prekës jep mesazhe të mëdha për ndikimin që kanë mësimdhënësit, veçanërisht në momentet e vështira që mund të kalojnë nxënësit e tyre.

Ishte fillimi i vitit shkollor. U thashë nxënësve se do të bënim një diktim për të parë se si qëndronin me drejtshkrim.

Duke i korrigjuar diktimet, më ra në sy emri i një nxënësi që kishte më së paku gabime. Orën tjetër pyeta se cili ishte Erlis Kadriaj. U ngrit në këmbë. Një djalë i urtë, i qeshur por që rrinte shumë i tërhequr. E urova për notën 5 dhe bëmë një bisedë të shkurtër. 

Pas disa ditësh Erlisi edhe në ese mori 5. “Krenohem me ty- i thashë- je një djalë shembullor. Por dua të të pyes diçka. Të shoh shpesh vetëm. Pse nuk shoqërohesh me të tjerët?”.

Siç duket i pëlqeu pyetja sepse filloi të fliste:

“Nuk u besoj shumë njerëzve. Të gjithë të përqeshin, të ofendojnë. Nuk e kuptoj pse njerëzit më shikojnë në rrugë? Pse m’i ngulin sytë ashtu? Më beso edhe një plak dje u ndal e më shikonte me habi”.

“Dëgjo Erlis, i thashë – jo gjithmonë njerëzit të shikojnë me sy të keq. Nëse dikush të shikon nuk do të thotë se ka mendim negativ për ty. Ndoshta ai plaku që të ka shikuar ka thënë me vete,  ‘I kujt është ky djalë kaq simpatik?!'”.

Filloi të qesh. Më falënderoi për bisedën dhe më tha, “O profesor shyqyr bre që më në fund na erdh një profesor me të cilin mund të flasim e qeshim lirshëm. Sa do doja që edhe në fakultet të kemi së paku një profesor si ti”.

Duke parë se atij i pëlqenin bisedat e sidomos shakatë të cilat i bëja shpesh, gjithmonë gjeja momente për t’i qëndruar pranë. Herë flisnim shqip e herë në anglisht, gjuhë të cilën e zotëronte për mrekulli. 

Thjesht! Erlisi ka qenë një djalë me potencial. Një djalë që kishte aftësi të mbaronte me kohë çfarëdo fakulteti. Një djalë me të cilin do të krenoheshin familja e tij, mësuesit dhe gjithë shoqëria.

Por çfarë ndodhi? A e përkrahëm sa duhet Erlisin?

Një kolege sot në trajnim ma bëri një pyetje, “Ti e paske hetuar se ai paska pasur nevojë për ndihmë. A ke biseduar me prindërit e tij?”.

Heshta. E ndjeva veten ngushtë, në faj, m’u mbushën sytë me lot. 

Më fal Erlis!

Nga Selim Tahiri 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:leterme falmesuesinxenesirrefim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Epërsitë e gabimit në ndërtimin e nxënies
Next Article Provimi i licencës 2023, lista e kandidatëve Arsim Special
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?