Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Me çfarë duhet mbushur koha e fëmijëve që mësojnë dhe qëndrojnë në shtëpi?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Me çfarë duhet mbushur koha e fëmijëve që mësojnë dhe qëndrojnë në shtëpi?

portalishkollor
Last updated: March 11, 2020 8:57 am
portalishkollor
Share
SHARE

Neshat Hyka, mësues shkence dhe matematike sjell sugjerimet e tij mbi aktivitetet që mund të zhvilloni me fëmijët tuaj teksa ata do të mësojnë dhe do të qëndrojnë në shtëpi. Këshillat mund t’u shërbejnë edhe mësuesve për t’ia rekomanduar nxënësve.

Para se gjithash është koha më e mirë, është shansi më i mirë, për t’i edukuar fëmijët dhe veten me biologjinë e viruseve dhe baktereve duke theksuar më shumë masat profilaktike, parandaluese. Mund të mësohet edhe më shumë rreth biologjisë së viruseve dhe baktereve. Për shembull (Çfarë ka në brendësi koronavirusi AND apo ARN?), e të tjera e të tjera! 

Tashmë klasat virtuale janë krijuar, siç u tha edhe nga Ministria e Arsimit, nxënësit do të jenë të zënë në shtëpi për një pjesë të kohës me bërjen e detyrave të shtëpisë. 

Në këto kushte shumë prindër kanë nevojë për këshilla nga mësuesit se si ta mbushin kohën e fëmijëve në shtëpi.

Disa aktivitete që mund të rekomandohen për mësuesit dhe prindërit janë:

– Jepuni nxënësve detyra shtëpie. Të studiojnë pjesë të tekstit mësimor, të mbajnë shënime në fletoret e tyre dhe t’u përgjigjen pyetjeve në fund të çdo teme mësimore. T’u jepet adresa e mësuesit në rrjete sociale profesionale ku ata të  bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje.

– T’u jepet detyrë të lexojnë libra artistik që janë të aprovuara për moshën përkatëse dhe t’u përgjigjen një sërë pyetjesh të dhëna nga mësuesi.

– T’u rekomandohet të shohin video që janë të lidhura me temat e mësimit nga youtube dhe t’u përgjigjen disa pyetjeve të përgatitura nga mësuesi.(Shumë video në youtube janë në shqip si për matematikë kimi, biologji etj.).

– Të angazhohen me gatime të thjeshta në shtëpi si ëmbëlsira apo gjellë të tjera. T’u lihet në dorë fëmijëve të gatuajnë ndërsa prindërit t’i mbikëqyrin. 

– Për ata prindër që kanë një oborr në shtëpi mund të montohet një rreth teli në një shtyllë dhe t’u krijohet mundësia fëmijëve të luajnë  basketboll.

– Fëmijët që pëlqejnë artin mund të merren me vizatime, qëndisje, të luajnë me lodrat e tyre (moshat e vogla).

– Të angazhohen në punë shtëpie jo me qëllimin për të ndihmuar prindërit, por me qëllimin t’i mësojnë mënyrat e të bërit të punëve dhe të pyeten pse e bëjmë në këtë mënyrë.

– Mund të rekomandohet të shihet jo më shumë se një film për moshën e tyre.

Ju ftoj te bëni një listë më të gjatë se sa kjo që ju paraqita!

Neshat Hyka

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aktivitetefemijene shtepineshat hyka
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gri apo e Bardhë
Next Article Orë mësimore në gjuhën shqipe për zgjedhimin e foljes “Jam”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?