Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mbyllet me sukses trajnimi në Vlorë!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mbyllet me sukses trajnimi në Vlorë!

portalishkollor
Last updated: February 15, 2019 10:45 am
portalishkollor
Share
SHARE


Qendra e Trajnime Albas zhvilloi me sukses trajnimin në qytetin e Vlorës. Kërkesa për të marrë pjesë në trajnim ishin të shumta. Mësuesit treguan interes të lartë, për të marrë njohuritëë shtesë, të cilat u nevojiten në punën e tyre të përditshme.

Kjo u vu re nga numri i madh i pjesëmarrësve por edhe nga vëmendja e tyre për të ngritur pyetje apo diskutime të rëndësishme sa i takon profesionalizmit në mësimdhënie rreth kësaj çështjeje. 

Nga komunikimi me trajneren Natasha Poroçani u kuptua se ky modul demonstroi, që edhe pse është një temë e trajtuar shumë kohët e fundit, mësuesit ndiejnë nevojën për të folur rreth  aspekteve të ndryshme të kurrikulës, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për t’u përmirësuar. 

Nëpërmjet këtij moduli mësuesit u njohën me çështje që përbëjnë interes për zhvillimin e orëve mësimore nga ta, por edhe me çështjetë rëndësishme të programeve të reja. 

Konkretisht në modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” u trajtuan çështje të tilla si:

– Mësimdhënia dhe të nxënët bazuar në kompetenca;

– Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca;

– Reflektimi i metodave të mësimdhënies;

– Nxënia ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit;

– Kuptimi mbi situatën e të nxënit;

– Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme;

– Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.  

Ndërkohë, gjatë seancave të pushimit, mësuesit bënë evidentime sa i takon zhvillimit të trajnimit ku për ta vëmendje kishte tërhequr profesionalizmi i trajnerëve, materialet e bollshme dhe të pasura me informacion, shembujt praktikë dhe puna në grupe, mjediset e këndshme të punës  si dhe mikpritja  që ofronte qendra. 

Gjithashtu, mësuesit të cilët ishin pjesë e këtij moduli, “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”,  pohuan domosdoshmërinë e trajnimeve të tilla, pasi një njohje më e detajuar e këtyre kurrikulave do ta lehtësojë punën e tyre në klasë. 

Një tjetër modul i suksesshëm ishte edhe Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës. Trajtuan problematiakt, sfidat me të cilat hasen çdo ditë mësuesit ndihmës. Trajnierja kishte parasysh të gjithë ngarkesën që këta mësues kanë, duke u përpjekuar të bënte shpjegime të imtësishme. 

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje. 

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Vetë prania e Rita Petros do i jete një tjetër dimension trajnimit, duke ofruar më shumë informacione, bashkëbisedime, problematika, që lidheshin me tekstet shkollore, por jo vetëm. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:suksestrajnimevlore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përkushtim për fëmijët me autizëm në shkollat e zakonshme
Next Article Trauma Psikologjike! 14 lloje të saj, për të cilat nuk flitet shumë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?