Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mbrojtja e mjedisit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mbrojtja e mjedisit

portalishkollor
Last updated: May 27, 2021 9:57 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kjo është një ese për mbrojtjen e mjedisit e shkruar nga maturantja Ermira Curri, shkolla “Adem Haxhija”, Postribë.

Lënda: Gjuhë shqipe 

Klasa:XII-A

Shkolla: “Adem Haxhija”,Postribë

Punoi: Ermira Curri

Natyra është arti i Zotit, bekimi që na vjen prej Tij, frymëzim i krijimit të qenies njerëzore. Gjithçka rrotullohet rreth natyrës, sa njeriu ka lidhur një kordon aq të veçantë me të që po të shkatërrohej kjo lidhje, prishja e ekuilibrit ushqimor do ishte pasoja kryesore. Pafajësia që na fali nëna natyrë në lindje ka ndryshuar me kalimin e kohës, mirësia në ato shpirtra të brishtë ka evoluar në dashakeqësi, ku të mos mjaftonte dëmi që i shkakton të tjerëve, po përpiqet të shkatërrojë mjedisin që çdo ditë e më shumë bëhet pjesë e vetë karakterit dhe shpirtit të tij.

Mjedisi është ai në të cilin njeriu zhvillon veprimtarinë e tij jetësore dhe pa të, ai nuk do të mund të ekzistonte. Duke u fokusuar te mënyra se si të fitojë më shumë para, njeriu po e anashkalon kujdesin ndaj ekuilibrave natyrorë. Me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit, dëmtohen e gradualisht shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe bimëve. Përkeqësohet gjëndja e mjedisit dhe cilësisë së jetës. Duke parë rëndësinë e mjedisit, lind nevoja e madhe për mbrojtjen e tij. Në Shqipëri rastet e ndotjes së mjedisit janë të pafundme.

Njeriu po përpiqet të tërheqë gjithçka që i nevojitet për mbijetesë prej saj. Ajri që marrim frymë, uji që pimë, ushqimi që hamë dhe mijëra artikuj që përdoren çdo ditë të gjitha të ardhura nga natyra. Megjithatë çuditërisht njeriu mban një qëndrim armiqësor ndaj natyrës. ‘Pushtimi i natyrës’ është shprehja që mund të përcaktojë më mirë veprimtarinë njerëzore në mjedisin rrethues. Njeriu po e trajton natyrën si pronë private duke ia humbur vlerat.

Ajri është një ndër elementët bazë të ekzistencës së gjallesave, ku dekadat e fundit, megjithë vendosjen e limiteve të ndotjes nga vendet më të zhvilluara, ai po ndotet vazhdimisht.

Zhvillimi i industrisë dhe përdorimi i makinave ka shkaktuar ndotjen e ajrit, sidomos në zonat e banuara. Pasojat e këtyre zhvillimeve kanë sjellë sëmundje të rënda te njerëzit dhe dëmtimin e ekosistemeve natyrore.

Natyra është vetë jeta, gjëja më e çmueshme e jona sa as finesa e njeriut nuk do të dëshmonte një shpikje më të bukur, më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë sa natyra. Ajo është më e shtrenjtë se tërë pasuritë minerale të tokës së bashku, më e bukur se diamanti sa vetë e keqja dorëzohet përpara saj dhe më humane se vetë njeriu. 


Kujdesi ndaj natyrës është detyrim. Ngjyrat janë buzëqeshja e natyrës, ama natyra është buzëqeshja jonë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ermira curriesembrojtja e mjedisit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Arsimi Fillor, modele për vlerësimin e kompetencave në deftesë
Next Article Matematika dhe Gjuha
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?