Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mbi romanin “Terma humanitarë si fjala bombardim”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mbi romanin “Terma humanitarë si fjala bombardim”

portalishkollor
Last updated: November 9, 2017 1:09 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shkrimtarja Arlinda Guma vjen ketë vit me romanin “Terma humanitarë si fjala bombardim”. Ky roman, na mban frymën pezull deri në momentin e fundit, përgjatë leximit. Është një prozë moderne, struktura e së cilës është ndërtuar mbi një mjedis real, ngjarjesh të prekshme të ndërthurura me mjeshtëri dhe origjinalitet. Gjeopolitika globale, organizatat ndërkombëtare dhe bota e tretë ndriçohen përmes ironisë dhe humorit të zi.

Një nëpunës i një misioni humanitar, në kontinentin Afrikan, bëhet rastësisht dëshmitar i një bombardimi, sa tragjik aq edhe grotesk.

Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”…

Pas romanit “Bulevardi i Yjeve”, “Terma humanitarë si fjala bombardim” është një tjetër titull sarkastik i autores Arlinda Guma, i cili fshikullon dritëshkurtësitë burokratike të organizatave ndërkombëtare në vendet e botës së tretë.

Një fiction i ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë, e cila çuditërisht ka kaluar jashtë vëmendjes së opinionit ndërkombëtar.

Një fiction që nuk e kursen aspak ironinë dhe humorin e zi, ndaj subjektivizmit të gjeopolitikës globale.

Romani përshkohet edhe nga një linjë e dytë, jo më pak e rëndësishme, e cila të mbështjell me një atmosferë delikate, vegullish, mirazhesh të panjohura, “si të dala prej përplasjes së disa epokave me njëra-tjetrën”, që personazhi rreket i pështjelluar t’i deshifrojë… Ndërkohë që një tjetër vegulli, një dashuri që duket sikur ka marrë një tren që ngurron të niset, e shoqëron atë “me një pikëllim të largët”, që migron edhe në sytë e statujave të qytetit të tij “impresionist”. “Ato mund të mos kishin një gjymtyrë, ndoshta disa, madje mund të mos kishin fare as kokë, por pikëllima do të ishte gjithmonë aty, duke fërgëlluar trazim.”

Dy subjekte romanesh në një… dhe një fill i ngrënë prej kohërave, që i mban të lidhur së bashku…“me një shkëlqim humnerash”…

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASroman
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rreth serisë “Numrat e jetës”
Next Article Rreth serisë “Libri i madh”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?