Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Maturantja Sinoida Shkambi: Gjëja më e bukur ishte se unë u bëra nxënësja e mësuese Djanës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Maturantja Sinoida Shkambi: Gjëja më e bukur ishte se unë u bëra nxënësja e mësuese Djanës

portalishkollor
Last updated: March 16, 2023 1:51 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Maturimi nuk ka prekur vetëm prag përfundimin e gjimnazit për Sinoida Shkambin, por edhe dashurinë dhe mirënjohjen që ajo ka për mësuesen e saj, Ardjana Kodhelin. Sinoida ka mundur të zgjedh disa fjalë falënderuese për “prindin e dytë”, siç e quan ajo, dhe letra e dedikuar është vërtetë frymëzuese…

Të flasësh për mësuese Ardjana Kodhelin është e vështirë, sepse duhen gjetur fjalët më të veçanta siç është ajo vetë. Tashmë kanë kaluar tri vite duke u bërë një pjesë e rëndësishme në jetën time dhe e kuptoj më mirë rëndësinë e shprehjes mësuesi është prind i dytë.

Në ditën e parë të gjimnazit kuptova se gjëja më e bukur ishte fakti se unë u bëra një nxënëse e mësuese Djanës. Ishte një dëshirë shumë e madhe duke marrë shkas nga fjalët e mrekullueshme që kisha dëgjuar nga nxënësit që ka pasur, dhe kjo dëshirë m’u realizua. Sot i kuptoj shumë mirë, sepse të gjithë e admirojnë atë si mësuese e për karakterin e saj, zemërgjerësinë,  kujdesin që ka ndaj nxënësve, përkushtimin për të kaluar vetëm momente të bukura, kreativitetin e saj, inteligjencën, dijen e shumë gjëra të tjera që nuk kanë mbarim.

Sa herë që kam pasur një problem gjithmonë më ka dhënë një zgjidhje me plot dashuri. Sa herë kam bërë gabime më ka qortuar, por gjithmonë në mënyrën më të bukur.

Gjithmonë na ka mbështetur për pasionet që kemi dhe mësimet duke u bërë një shtysë shumë e madhe për të ecur përpara. Kjo është të jesh një mësuese ideale dhe prind i dytë, të ndihmosh nxënësin të ketë një karakter të fortë.

Tani po të drejtohem ty mësuesja ime: Je ndër personat më unikë që kam takuar deri më sot. Për mua je njeri me vlera dhe ideale të larta, e plotësuar në të gjitha anët. Të kërkoj falje për çdo herë që të kam mërzitur. Të falënderoj për këshillat dhe dashurinë që më ke dhënë. Do të doja të riktheheshim edhe një herë këto tri vite të bukura. Kur mendoj se edhe katër muaj kemi shkollë dhe largohemi do të më mungojnë shumë këshillat e tua. Gëzuar përherë 7 Marsin mësuesja ime e dashur! Është krenari që kam një mësuese të tillë.

Punoi: Sinoida Shkambi

shkolla “Adem Haxhija”, Postribë

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dedikimletermaturantjamesuesja
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Pluhur i shkumësit”, poezi nga ish mësuesi Lumo Kolleshi
Next Article “Pluhur i shkumësit”, poezi nga ish mësuesi Lumo Kolleshi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?