Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Maturantët e 16 gjimnazeve të Tiranës festë në sheshin “Nënë Tereza”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Maturantët e 16 gjimnazeve të Tiranës festë në sheshin “Nënë Tereza”

portalishkollor
Last updated: May 27, 2017 9:15 am
portalishkollor
Share
SHARE

Maturantët e 16 gjimnazeve të Tiranës festuan mbrëmjen e djeshme kurorëzimin me sukses të përpjekjeve të tyre disa vjeçare në rrugën e dijes. Festës së tyre, e cila u organizua në sheshin “Nënë Tereza”, iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mënyrë simbolike në përfundim të ciklit të studimit dhe fillimin e një cikli të ri, u dhuroi atyre nga një set me librat e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.

Duke uruar maturantët për përfundimin me sukses të ciklit të arsimit të mesëm, kreu i Bashkisë së Tiranës, theksoi se dhurimi i librave të Dritëro Agollit përveçse është një mënyrë për të kujtuar shkrimtarin e njohur, është edhe një mundësi e mirë për të njohur botën e shqiptarëve.

“Menduam se mënyra më e mirë për të përkujtuar shkrimtarin tonë të madh, që u nda nga jeta pak kohë më parë, ishte që secilit maturant të Tiranës, përveç dëftesës, t’i dhuronim edhe një paketë të librave të tij, që shpresoj do t’i lexoni gjatë verës, do të frymëzoheni siç jemi frymëzuar ne, do të njihni disa mentalitete të Shqipërisë që ndoshta nuk do t’u bjerë rasti t’i njihni personalisht, por do të bëni një udhëtim nëpër rreshta edhe nëpër vargje që jam i bindur do t’u bëjnë qytetarë më të mirë, tiranas më të dobishëm dhe do t’u bëjë profesionistë shumë më të aftë nesër, falë dijes që Dritëroi me kaq bujari e me kaq talent e shkriu në vargje”, tha Veliaj.

Më tej, ai siguroi nxënësit që janë në prag të diplomimit se ky është vetëm njëri stacion drejt rrugës së arsimimit, përpara se ata të dalin në jetë dhe të kontribuojnë për familjen dhe vendin.

“Dua t’ju uroj sukses edhe për vendimet që do të merrni. Disa prej jush do të vazhdojnë studimet në universitet. Shpresoj të shkëlqeni siç keni shkëlqyer në gjimnazet e Tiranës me pasionin, talentin tuaj. Besoj se kur një njeri mbaron maturën nuk është vetëm një nxënës i mirë ose një nxënëse e mirë, është një qytetar i ri që i bashkohet qytetit, i cili do të votojë për herë të parë, do të marrë vendime mbi mënyrën si do të shkojë vendi ynë, do të shkojë në universitet etj”, u shpreh Veliaj.

Duke bërë shaka me maturantët, Veliaj u shpreh se ai vet personalisht do të preferonte të zhvillonte një muaj fushatë se sa 1 muaj provime të maturës.

“Me kujtohet viti kur unë mbarova maturën, ishte viti ’98, ishte një kohë shumë e largët, kështu që lali Eri nuk është aq i ri sa ç’duket, por di t’u them që ai ankthi i provimeve të maturës ishte aq i tmerrshëm saqë edhe sot po të më pyesë njeri, je gati të bësh edhe njëherë provime mature apo të bësh edhe 1 muaj fushatë? Më mirë zgjedh fushatën se tmerrin e provimeve të maturës. Por ju e paskeni marrë me shumë sportivitet dhe më vjen mirë që sot jeni këtu”, shtoi Veliaj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dritero agollierion veliajmaturante
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Alpinistja nga Kosova pushton malin Everest
Next Article Fakulteti i Drejtësisë jo më me sistemin e Bolonjës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?