Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Maturantë, mos ikni kur të tjerët thonë se ky vend nuk bëhet më, sepse ju jeni potencial ndryshimi – Elsa Sula
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Maturantë, mos ikni kur të tjerët thonë se ky vend nuk bëhet më, sepse ju jeni potencial ndryshimi – Elsa Sula

portalishkollor
Last updated: June 17, 2021 7:36 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ju mund të jeni zëri i duhur i komunitetit, shoqërisë, vendit, ndaj mos heshtni! Mos ikni kur të tjerët thonë se ky vend nuk bëhet më, sepse ju jeni potencial ndryshimi. Qëndroni humanë me zemër e të drejtë me arsye dhe do të jeni kurdoherë të suksesshëm!

Gjimnazi mbahet mend si koha më e bukur dhe e veçantë e studimeve. 

Për ju mbase nuk do të jetë aq e bukur, por e veçantë për atë që na u desh të përjetonim e të kalonim. 

Kohë të papërsëritshme e ne mësuam bashkë si të përshtatemi me të papërshtatshmen. 

Të preknim te paprekshmen e mbi të gjitha të bënim të mundur të pamundurën.

Mësuam se mbi çdo dije e shkencë qëndron humanizmi dhe të qenurit humane është më e bukura që mund të bëjmë në jetë. 

Larg në distanca, pa përqafime, me maska, larg klasave, por bashke në klasat virtuale. Për shumë kohë tastet e tastierave na u bënë melodia e shpresës e përmes tyre merrnin e jepnim, jo vetëm dije, por mbi të gjitha humanizëm. Ditëve të zymta u munduam t’iu japim ngjyra. 

Ia dolëm bashkë, me vullnet e forcën rinore tuajën për të mos u dorëzuar.

E sot në sfidën tuaj të fundit të maturës mbyllët një cikël studimesh të tejet të mundimshëm. 

Thonë se gjërat e vështira e sfidat e mëdha i bëjnë njerëzit më të fortë. Forcën e fituar këto vite e paçi përherë për të ndjekur ëndrrat tuaja!

Për të ngritur zërin sa herë t’ju lindë nevoja e për të mos pranuar kurrsesi të jeni palë me mohimin e të drejtave  dhe lirive. 

Jini vetvetja dhe kini besim! 

Shpeshherë gjërat e mëdha nisin nga hiçi. 

Ju mund të jeni zëri i duhur i komunitetit, shoqërisë, vendit, ndaj mos heshtni!

Mos ikni kur të tjerët thonë se ky vend nuk bëhet më, sepse ju jeni potencial ndryshimi. 

Qëndroni humanë me zemër e të drejtë me arsye dhe do të jeni kurdoherë të suksesshëm!

Nga Elsa Sula, Mësuese Gjuhë shqipe, shkolla jopublike “Sebastia” Laç, Kurbin

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASelsa sulamaturante mos ikni
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Provimet me zgjedhje, skemat e vlerësimit, MSH 2021
Next Article Mbrëmje galaktike – Promovohet “Infiniti Blu” i Mimoza Hafizit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?