Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Matura, lëndët që duhet të zgjidhni për të qenë fitues
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Matura, lëndët që duhet të zgjidhni për të qenë fitues

portalishkollor
Last updated: February 26, 2016 3:02 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Maturantët duhet të tregohen shumë të zgjuar për selektimin e lëndëve me zgjedhje, pasi në disa raste ato mund t’iu ulin notën mesatare.

Këtë vit maturantët duhet të tregohen shumë të zgjuar për selektimin e lëndëve me zgjedhje, pasi në disa raste ato mund t’iu ulin notën mesatare e cila ndikon drejtpërsëdrejti tek pikët e përzgjedhjes në universitet. Sipas ligjit të ri në formulat e llogaritjes së pikëve merren në konsideratë mesatarja e viteve të shkollës së mesme të lartë, mesatarja e provimeve të MSH në ndonjë rast (Universiteti Politeknik i Tiranës) si dhe mesatarja e lëndëve që parapëlqen çdo fakultet. Më saktësisht, përdoren rezultatet deri në marrjen e diplomës.

Zgjedhja

Maturantët këtë vit do të japin 5 provime, ku tre do të jenë me detyrim për të gjithë dhe dy me zgjedhje. Për specialistët e arsimit gjithë “hilja” qëndron tek provimet me zgjedhje. Ata tashmë nuk duhet të rriskojnë të zgjedhin lëndë me koeficiente të lartë apo lëndë të avancuara, pasi rezultati në disa raste mund të mos jetë i kënaqshëm dhe për pasojë ulet nota e provimeve me zgjedhje.

“Maturantët duhet të zgjedhin lëndë që i krijon mundësinë për të marrë notën më të lartë të mundshme, pavarësisht se kjo ka apo jo lidhje me fakultetin ku ata do të konkurrojnë” pohojnë ekspertët. Por më konkretisht çfarë duhet të bëjnë maturantët. Marrim një shembull konkret. Nëse një kandidat do të ndjekë studimet e larta në degën e Ekonomikut.

Ky universitet ka përcaktuar se: në Fakultetin e Ekonomisë 50% i ka mesatarja e thjeshtë e viteve të shkollës së mesme të lartë dhe 50% mesatarja e thjeshtë e lëndëve të preferuara Matematikë 15%, Ekonomia 15%, fizika 10% dhe gjuha e huaj 10%. Nëse një maturant është vlerësuar me 10 në ekonomi ai ka siguruar 15% të pikëve. Nëse do kishte ndërmend të zgjidhte Ekonominë si provim me zgjedhje për të pretenduar një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë, ai nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë, sepse rrezikon një sasi të konsiderueshme pikësh.

Nota 10 e mësueses do mblidhej me notën e provimit me zgjedhje, që mund të jetë më e ulët dhe dot sillte një rezultat përfundimtar më pak se 10 e siguruar gjatë shkollës së mesme. Nëse në provimin me zgjedhje merr 8, ai ka mesataren 9 në lëndën e ekonomisë dhe sipas formulës së UT do humbasë 10% të pikëve që do i siguronte nota 10 e mësueses së Ekonomisë. Ky arsyetim mund të bëhej edhe për lëndë të tjera, jo vetëm në Fakultetin e Ekonomisë.

Aplikimet

Maturantët do të jenë të lirë sa i përket aplikimeve në universitete. Ministria e Arsimit nuk ka vendosur një numër limit se sa duhet të jetë ky aplikim, por ai do të ngelet gjithmonë në dëshirën e maturantit. Kështu një maturant mund të aplikojë në 5 apo 6 universitete ku një pjesë mund të jenë private dhe një pjesë e tyre publike. Ajo çka është përcaktuar deri më tani për të gjithë maturantët është se nuk mund të aplikojnë për në universitet në rast se nuk kanë notën mesatare 6.

(Sonila Isaku, Shqiptarja.com)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:lendematuramaturante
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ministrja Nikolla ndjek një orë mësimi në klasën e parë
Next Article MAS hap garën për tekstet e klasës II dhe VII
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?