Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Matura 2016, si të aplikoni për të fituar universitetin
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Matura 2016, si të aplikoni për të fituar universitetin

portalishkollor
Last updated: April 25, 2016 10:26 am
portalishkollor
Share
SHARE

Rregullat e reja të pranimeve sipas ligjit të ri për arsimin e lartë kanë ndryshuar edhe procedurën se si do të aplikojnë maturantët në universitete

Rregullat e reja të pranimeve sipas ligjit të ri për arsimin e lartë kanë ndryshuar edhe procedurën se si do të aplikojnë maturantët në universitete.

Thuajse të gjithë kanë plotësuar Formularin A1, duke zgjedhur lëndët me zgjedhje që do të japin provim gjatë muajit qershor, por nuk dinë se çfarë do të bëhet më tej me fatin e tyre. Të gjithë procedurën dhe afatet e aplikimeve i sqaron drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Rezana Vrapi.

Edhe këtë vit, rruga e pranimeve do të kalojë përmes AKP-së, e jo Qendrës së Shërbimeve Arsimore, siç parashikon ligji.

Por deri në daljen eudhëzimeve nga Ministria e Arsimit, kjo agjenci do të luajë rolin e saj si në vitet e kaluara. Me reformën universitare, Matura Shtetërore nuk do të jetë më me funksionin e saj të dyfishtë, por do të jetë vetëm dalëse, apo për diplomimin e maturantëve.

FORMULARI I APLIKIMIT

Prej muajsh është thënë që nuk do të ketë Formular A2 si vitet e kaluara, por ende nuk ka asnjë udhëzim se ku do të drejtohen maturantët.

Drejtoresha bën me dije se një dokument i ngjashëm me A2 që do të quhet “Formulari i Aplikimit” do t’u ofrohet maturantëve të rinj e të vjetër për të aplikuar në universitete.

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet e arsimit të lartë duhet të aplikojnë online në sistemin e AKP-së përmes ‘Formularit të Aplikimit’”, sqaron Vrapi.

Formulari që këtë vit plotësohet për herë të parë do të ketë të njëjtin numër preferencash. “Secili nga maturantët do të shfaqëdëshirën e vet në 10 programe dhe në momentin e caktuar këto do t’i bëhen të ditura secilit universitet.

Do të ishte mirë që më parë të gjitha universitetet të kenë pasqyruar saktë e qartë në faqet e tyre kriteret e reja të pranimeve”.

Përpara se maturantët të vendosin, do të ishte mirë konsultimi me secilën nga këto faqe për t’u informuar paraprakisht mbi programet e studimit për të parë përputhshmërinë e asaj çfarë ata pretendojnë dhe asaj çfarë përmbushin për një program të caktuar.

Për këtë maturantët duhet të mendojnë që tani, pasi menjëherë pas provimeve të maturës, në fundin e muajit korrik ata duhet të kenë zgjedhur preferencat e tyre, të cilat do t’i hedhin në formular në javën e parë të gushtit.

Në fund të procesit, të gjitha institucionet e arsimit të lartë do të njihen me aplikimet për të kryer më pas përzgjedhjen e më të mirëve.

Besarta Basha

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aplikimmatura
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Java e Albanologjisë” mbledh mbi 100 studiues
Next Article E-libri shkollor Albas, studentët njihen me platformën
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?